Tag: politikanet ne burg

Rama nga Berati: Për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, krenarë për PS-në
Albania

Rama nga Berati: Për herë të parë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, krenarë për PS-në

Për herë të parë në historinë e vendit tonë, po goditen njerëz të lidhur me pushtetin, u shpreh kryeministri Edi Rama. Ndonëse nuk përmendi emra konkretë, kjo deklaratë e Ramës nga Berati erdhi sapo u njoftua arrestimi i ish-krybashkiakut të Durrrësit Vangjush Dako. Duke paralajmëruar se nuk mund të keqpërdoret forca e pushteti, kryeministri u shpreh se “duhet të jami krenarë për Partinë Socialiste”. “Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund të përd...
Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit
Bota

Mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve/ Protesta të dhunshme në Libi, i vihet flaka parlamentit

Protestuesit kanë sulmuar parlamentin e Libisë në qytetin lindor të Tobruk dhe i kanë vënë flakën një pjese të ndërtesës. Imazhet e postuara në internet treguan tym ndërsa demonstruesit digjnin goma jashtë.     Ka pasur protesta edhe në qytete të tjera kundër ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike, rritjes së çmimeve dhe bllokimit politik.
Kërkoi lirimin nga burgu se i rrezikohej jeta, refuzohet kërkesa e ish-ministrit Tahiri
Albania

Kërkoi lirimin nga burgu se i rrezikohej jeta, refuzohet kërkesa e ish-ministrit Tahiri

Gjykata e lartë ka rrëzuar sot kërkesën e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi lirimin nga burgu për shkak se I rrezikohej jeta. Tahiri është dënuar me tre vite e katër muaj burg për “Shpërdorim detyre”, nga GJKKO. Ministër i Brendshëm gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama”, Saimir Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj – të afërm të Tahirit. Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.       Në shtator 2019, T...
Saimir Tahiri i është mundësuar takimi me familjarët e tij.
Albania

Saimir Tahiri i është mundësuar takimi me familjarët e tij.

Pas vetëm tri ditësh në qeli, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i është mundësuar takimi me familjarët e tij. Në takim mësohet se i kanë shkuar familjarë, gruaja dhe dy mbrojtësit ligjorë, të cilët po bëhen gati për të kryer lëvizjen e radhës, pikërisht procedurat e rekursit për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës me 3.4 vite burg. urg Tahiri pretendon se është i pafajshëm jo vetëm për “Shpërdorim të detyrës”, por edhe për të gjitha akuzat e tjera. Ish-ministri kampion i qeverisjes Rama do të tentojë çdo ditë të gjejë pafajësinë e tij.