Tag: moti

Parashikimi i motit për datën 16 janar 2024
Albania

Parashikimi i motit për datën 16 janar 2024

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).   Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 15 °C ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Albania

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë javës: Mot jostabil po parashihet për javën e tretë të janarit.  Shtrirjet e masave të ngrohta ajrore do të sjellin kushte edhe për rritje të temperaturave, deri në 11C e 12C ditën e enjtë, ndërkohë që të martën dhe në fundjavë depërtimet e fronteve të ftohta sjellin kushte edhe për të reshura bore, me rënie të temperaturave maksimale edhe pranë 0C.  Minimalet zbresin deri në -5C e -7C mëngjesin e së mërkurës, derisa të enjten e të premten shënojnë rritje deri në 2C e 4C. Moti i paqëndrueshëm sjell kushte edhe për qarkullim më të mirë ajror, që edhe pritet të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë.  Gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte...
Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia
Bota

Moti i keq në SHBA, temperaturat pritet të bien në -45 gradë, anulohen fluturimet dhe ndërpritet energjia

Moti i keq ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh tashmë. Dëborë e dendur, erëra të acarta dhe temperatura që këtë fundjavë pritet të bien deri në minus 45 gradë Celsius do të pushtojnë disa zona.   Mbi 200 mijë persona janë pa energji elektrike pas ndërprerjes së energjisë, si nga mbingarkesa e rrjetit, ashtu edhe nga shkëputja e linajve të përcjelljes nga erërat e forta. Më problematike situata është në Miçigan e Uiskonsin, ku niveli i dëborës është më shumë se çerek metri. Mbi 2 mijë fluturime janë auluar deri më tani, shumica në Çikago. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa vështirësi nga ngricat ka në disa autostrada. Kushtet ekstreme të motit prekin më shumë se 1/5 e popullsisë. Acari ka bërë që kandidatët republikanë të anulojnë disa ta...
Parashikimi i motit 10 Janar 2024, ulje temperaturash dhe reshje bore
Albania

Parashikimi i motit 10 Janar 2024, ulje temperaturash dhe reshje bore

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe  i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare. Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash ,më pas në orët e para të dites e në vazhdim, pritet mbizotrim i motit të kthjellët.   Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në Jug priten reshje bore me intensitet të ulët, deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Vlen për t’u theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lu...
Reshje intensive bore në Korçë, segmente rrugore të bllokuara dhe qindra familje pa energji elektrike
Albania

Reshje intensive bore në Korçë, segmente rrugore të bllokuara dhe qindra familje pa energji elektrike

  Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë, kanë bërë të mundur që në zonat malore të rritet itensiteti i reshjeve të borës. Kjo situatë përveçse ofron një pamje magjepsëse të natyrës, njëkohësisht shoqërohet edhe me problematika të tilla si vështirësi në qarkullim, apo mungesë të energjisë elektrike për qytetarët. Aktualisht vështirësi në qarkullim raportohen në segmentin rrugor Shtyllë-Panarit në zonën e Korçës, pasi reshjet e dëborës aty kanë arritur deri në 60 cm. Momentalisht segmenti rrugor është në gjendje të kalueshme për shoferët e mjeteve, pasi dy fadroma po punojnë për hapjen e rrugës, por kalimi behet vetëm me zinxhirë. Ndërsa në segmente të tjera të qarkut, nuk paraqiten probleme, por shoferët duhet të jenë të pajisur me goma dimër...
Parashikimi i motit për datën 8 janar 2024
Albania

Parashikimi i motit për datën 8 janar 2024

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematike do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore. Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.   Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 1000 metër dhe malësitë e jugut në lartësitë mbi 800 metër reshje bore me intensitet të ulët lokalisht mesatare. Era me drejtim verilindje – juglindje shpejtësi 1-8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era heras-herës bëhet relativisht intensive me shpejtësi 10-15m/sek...
Pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik”, si parashikohet motit për fundjavën
Albania

Pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik”, si parashikohet motit për fundjavën

  Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ketë luhatje të forta sa i përket kushteve atmosferike.   Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e shtunë vendi do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme edhe pse pritet depërtimi gradual i masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.   “Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e pasdites dhe kryesisht orët e vona të mbrëmjes shtim vranësirash deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shk...
Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje
Bota

Moti i keq pushton Evropën, Gjermania dhe Franca përballen me përmbytje

Teksa reshjet e dëborës dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në shumë shtete, edhe në Evropë janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të ftohta. Mijëra persona kanë mbetur pa energji elektrike në vendet nordike, ndërsa të tjerë kanë mbetur të bllokuar në makinat e tyre për orë të tëra përgjatë autostradave të bllokuara, raporton SKY NEWS. Energjia elektrike u ndërpre në rreth 4,000 shtëpi në Suedi, ku temperaturat ranë në -38 gradë Celsius, sipas radios publike suedeze. Në komunën Enontekio në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, regjistroi temperaturën më të ulët të vendit këtë dimër në -43.1C. Ndërkaq, në Gjermani, reshjet e dendura të shiut kanë rifilluar në rajonet që kanë përjetuar përmbytje të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. P...