OBSH: Brenda 6-8 javësh më shumë se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron
Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, deklaroi se varianti Omicron i COVID-19 përhapet më shpejt dhe më gjerë se variantet e mëparshme dhe paralajmëroi se brenda 6-8 javësh më shumë se gjysma e Evropës do të infektohet me variantin Omicron.
Në një konferencë për shtyp nëpërmjet video-konferencës, Kluge tha se në rajonin evropian të OBSH-së janë përcaktuar mbi 7 milionë raste të Omicron në javën e parë të vitit dhe se është vërejtur një rritje dy herë më shumë në krahasim me një javë më parë.
Në Evropë, 26 vendet njoftojnë se çdo javë më shumë se 1 për qind e popullatës së tyre infektohet me COVID-19, tha Kluge, i cili tërhoqi vëmendjen se mund të formohet një presion i madh në sistemet shëndetësore të vendeve.
&...








