Tag: Dhune Abuzime

1 vit nga masakra me 3 gra të vrara, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Shteti të marrë masa se s’do të ndalë planet për arrati, rrezikohemi!
Te Fundit

1 vit nga masakra me 3 gra të vrara, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës: Shteti të marrë masa se s’do të ndalë planet për arrati, rrezikohemi!

Sot mbushen një vit nga masakra me 3 gra të vrara dhe një të plagosur në kryeqytet. Dan Hutra më 1 mars të vitit 2023 shkoi me armë në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku e plagosi bashkë me nënën, dhe i vrau motrën dhe kunatën shtatzënë. Më pas ai u largua nga Paskuqani, për të shkuara në familjen Kurti, ku ekzekutoi me armë Etleva Kurtin, motrën e njërit prej bashkëvuajtësve të tij në burg. Dan Hutra kishte ekzekutuar me armë gruan e tij vite më parë. Sot emisioni ‘Me zemër të hapur’ në News24, të moderatores Evis Ahmeti, Alketa Hysa, ish-partnerja e Dan Hutrës ka thyer heshtjen. Ajo tha se sot është një ditë e dhimbshme për familjen e saj. “Sikur sot ka ndodhur. (Qan). I bëj thirrje shtetit që të na mbrojë. Ai është shumë i rrezikshëm. Shteti ta shtrëng...
Dosja e trafikut ilegal/ Si adoleshentët shqiptarë vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës
Kuriozitete

Dosja e trafikut ilegal/ Si adoleshentët shqiptarë vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës

Të rinjtë shqiptarë po futen fshehurazi në MB për të punuar për bandat e drogës të njohur si ‘Hellbanianz” dhe duan të shkojnë me dëshirë në burg kur kapen sepse boshllëku ligjor u jep mundësi të marrin azilin. Ata punojnë për bandat në fermat e kanabisit për të shlyer borxhin ndaj kontrabandistëve të njerëzve. Nëse kapen nga policia, ata pranojnë fajin dhe më pas përpiqen të bllokojnë deportimin. Adoleshentët shqiptarë hyjnë fshehurazi në Britaninë e Madhe dhe bashkohen me bandat e drogës me qëllim që të dërgohen në burg dhe të ndihmojnë kërkesën e tyre për azil, zbulon një hetim i DailyMail. Të rinjtë e dëshpëruar përdoren si fronte nga bandat, si famëkeqja Hellbanianz dhe shpejt rekrutohen për të punuar në fermat e kanabisit ose për të sh...
4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale, vrasjet e ngacmime në rrjetet sociale
Aktualitet

4300 gra e vajza kërkuan ndihmë/ Denoncimet për dhunë fizike dhe verbale, vrasjet e ngacmime në rrjetet sociale

Në festën ndërkombëtare të gruas nuk munguan lulet në duar dhe urimet por 365 ditët e tjera të vitit nuk janë kaq festive. Në vetëm 2 muajt e parë të këtij viti ka pasur 890 denoncime për dhunë si edhe janë dhënë 465 urdhëra mbrojtje nga gjykata. E njëjta panoramë ka qënë edhe vitin e kaluar ku afërsisht 4300 gra dhe vajza kanë kërkuar ndihmën e policisë pasi kanë përjetuar dhunë, e cila ndonjëherë është psikologjike e të tjera herë fizike. Vitin e kaluar ashpërsia ndaj grave dhe vazave solli edhe humbje jete. Gjatë 2023, 2 gra dhe vajza ishin viktima të krimit që kryesisht ndodhte për motive familjare.   Një element shqetësues janë edhe krimet seksuale ku viktima janë kryesisht gra dhe vajza. Gjatë këtyre muajve në vend janë ...
FOTOT/ Protesta e studentëve në Athinë degjeneron në dhunë. Forcat speciale rrahin brutalisht studentët
Bota

FOTOT/ Protesta e studentëve në Athinë degjeneron në dhunë. Forcat speciale rrahin brutalisht studentët

Një protestë e studentëve në Athinë kundër projektligjit që do të lejojë ngritjen e degëve të universiteteve të huaja në Greqi ka degjeneruar në dhunë pasditen e së premtes. Kamerat televizive kanë regjistruar pamje tronditëse nga sheshi para parlamentit në kryeqytet ku si pasojë e dhunës policore janë plagosur disa studentë . Incidentet ndodhën pa asnjë shkak kur pjesa më e madhe e studentëve mbërritën jashtë parlamentit, ndërsa brenda vazhdon ende debati mes deputetëve të partisë në fuqi dhe atyre të opozitës që shprehen kundër këtij projektligji. Tensioni arriti kulmin kur forcat speciale të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur brutalisht disa dhjetëra studentë.   Të paktën tetë studentë u plagosën siç tregoj...
Sulm terrorist në kishë/ Vriten 15 besimtarë, autorë dyshohen xhihadistët, rreth gjysma e zonës jashtë kontrollit
Bota

Sulm terrorist në kishë/ Vriten 15 besimtarë, autorë dyshohen xhihadistët, rreth gjysma e zonës jashtë kontrollit

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “terrorist” në një kishë katolike gjatë meshës të së dielës në Burkina Faso në Afrikën Perëndimore. Duke bërë thirrje për paqe dhe siguri në Burkina Faso, famullitari i përgjithshëm i dioqezës Dori, Jean-Pierre Sawadogo theksoi: Ne sjellim në vëmendjen tuaj një sulm terrorist të cilit komuniteti katolik i fshatit Essakane ishte viktimë … ndërsa ata ishin mbledhur për lutjen e së dielës. Fshati Essakane, ku ndodhi sulmi ndodhet në atë që njihet si zona e “tre kufijve” në veri-lindje të vendit, pranë kufijve të përbashkët të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit. Nuk janë dhënë detaje për sulmin, për të cilin asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Por dyshimi ra mbi xhiha...
U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari në Dibër
Te Fundit

U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Një 20-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i dhunës fizike ishte për motive të dobëta.   “U konfliktua dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij,  ndërhyrja në kohë e Policisë  parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arrestoi në flagrancë 20-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.   Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky...
Vjenë/ Vetëm gjatë 24 orëve, pesë gra të vrara
Ckemi

Vjenë/ Vetëm gjatë 24 orëve, pesë gra të vrara

  Policia austriake po heton vrasjen e katër grave dhe një adoleshenteje brenda 24 orëve në Vjenë, në dy vepra të veçanta kriminale. Në incidentin e parë, tre gra u vranë me thikë brenda një shtëpie publike nga një burrë i cili më pas u arrestua dhe po merret në pyetje. Trupat e grave u gjetën në një ndërtesë në zonën qendrore të Brigittenau rreth orës 21:00 të së premtes (me orën lokale), pas një telefonate në polici dhe shërbimet e urgjencës. Se   I dyshuari, i përshkruar nga policia si një shtetas afgan 27-vjeçar , u gjet i fshehur pranë shtëpisë publike me një thikë në dorë. Motivi i vrasjes aktualisht nuk dihet, ka raportuar BBC. Në një tjetër incident, që ndodhi më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçar...