Tag: moti

Situatë alarmante në Kaliforni! Stuhia e fuqishme godet vendin, pritet që dëbora të arrijë deri në 12 metra
Bota

Situatë alarmante në Kaliforni! Stuhia e fuqishme godet vendin, pritet që dëbora të arrijë deri në 12 metra

Një stuhi e rrezikshme dimri ka mbërritur në Kaliforni me erërat të fuqishme, dëborë dhe mot të keq në zonat malore gjatë fundjavës. Kalifornia prite të ketë reshjet më të mëdha të borës të vitit, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për udhëtarët. Dëbora pritet të arrijë deri në 12 metra, ndërsa era do të fryjë mesatarisht mbi 100 km/orë. Erërat frynë mbi 140 mph Në majat më të larta të Sierra Nevada, erra arriti deri në 140 km/orë. Stuhia e fuqishme do t’i shkarkojë këto erëra ekstreme dhe borë edhe më të madhe gjatë fundjavës, duke krijuar kushte stuhie të gjata.   “Udhëtimi mbi kalimet e Sierrës tashmë është bërë shumë i pasigurt dhe do të përkeqësohet gjatë fundjavës”, paralajmëroi zyra e Shërbimit Kombëtar të Moti...
Parashikimi i motit për javën që vjen: Ja kur rikthehen ditët me diell
Albania

Parashikimi i motit për javën që vjen: Ja kur rikthehen ditët me diell

  Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.   Ditën e Enjte dhe atë të Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngat...
Parashikimi i motit 6 Shkurt 2024
Albania

Parashikimi i motit 6 Shkurt 2024

Moti në vendin tonë, do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Perëndimore, duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe të ngrohtë. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior.   Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C temperatura më e ulët, e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e shënuar në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi permanent J...
Parashikimi i motit për datën 5 shkurt 2024
Albania

Parashikimi i motit për datën 5 shkurt 2024

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të behen prezente reshjet e shiut. Depërtimi i pazakontë i një qendre të thellë të presionit të lartë mbi kontinentin europian (ashtu si dhe mbi vendin tonë) do të bëjë që për të gjithë javën që presim përpara moti të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.   Përjashtim bëjnë ditët e enjte dhe ajo e premte pasi moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë dhe vranësirat kalimtare. Këto vranësira në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara, të dobta dhe afatshkurtra. Sa i përket fushës termike temperaturat në vlerat minimale pritet të kenë një rritje fare të lehtë ndërsa ato të m...
Parashikimi i motit 30 Janar 2024, kthjellime dhe vranësira të shpeshta
Albania

Parashikimi i motit 30 Janar 2024, kthjellime dhe vranësira të shpeshta

Moti në Shqipëri mbetet i qëndrueshëm, ku orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqiten zonat malore. Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.   Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të mbetet moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë, si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore, deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.   Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor, duke gjeneruar në brigjet detare da...
Parashikimi i motit 28 Janar 2024, vranësira dhe kthjellime
Albania

Parashikimi i motit 28 Janar 2024, vranësira dhe kthjellime

Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore, disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar, mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.   Orët e pasdites, do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior, duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.   Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gje...
Video/ Gra e fëmijë të bllokuar në mes të rrugës në Iballë! Bora arrin deri në 1 metër në Fushë-Arrëz
Albania

Video/ Gra e fëmijë të bllokuar në mes të rrugës në Iballë! Bora arrin deri në 1 metër në Fushë-Arrëz

Reshjet e dendura të dëborës dhe era kanë shkaktuar një gjendje të rëndë në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Disa njësi administrative dhe disa fshatra janë të izoluar, rrugët janë të bllokuara nga dëbora, trashësia e së cilës ka shkuar 1 metër, ndërsa zona të tëra janë pa energji elektrike. Në një prononcim për Top Channel, kryebashkiaku Hil Curri, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri apel për ndihmë, pasi sipas tij për shkak të bllokimit nga bora, rrezikohen jetë njerëzish. “Bashkia Fushë Arrëz ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Janë dy njësi administrive Iballë dhe Fierzë të bllokuara. Gjendja është jashtëzakonishtë e rëndë. Kërkojmë ndërjyrje sa më shpejt të jetë e mundur pasi rrezikohen edhe jetë njerëzish”-u shpreh kryebashkiaku H...
Parashikimi i motit 19 Janar 2024, vranësira, reshje shiu dhe dëborë
Ckemi

Parashikimi i motit 19 Janar 2024, vranësira, reshje shiu dhe dëborë

Moti në vendin tonë, do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit.   Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes dhe nata të intensifikojnë shirat, si fillim në Veri të Shqipërisë dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.   Në majat e maleve priten reshje dëbore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krij...