Tag: Dhune Abuzime

Duan të na marrin tokat”, flet gruaja e 60-vjeçarit që abuzoi seksualisht me të miturën: Jemi që 7 vite në konflikt me atë familje
Albania

Duan të na marrin tokat”, flet gruaja e 60-vjeçarit që abuzoi seksualisht me të miturën: Jemi që 7 vite në konflikt me atë familje

  Bashkëshortja e 60-vjeçarit të arrestuar një ditë më parë në akuzën për abuzim seksual me një 16-vjeçare, ka mohuar kategorikisht se akuzën ndaj bashkëshortit të saj. Në një intervistë televizive, bashkëshortja e 60-vjeçarit rrëfen se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin dhe se ngjarja është e stisur. Ajo pretendon se familja e së miturës kërkon që t’iu marrë pronat, ndërsa shtoi se konfliktet prej tyre kanë 7 vite që kanë nisur. “Ku dëgjohet ndonjëherë në Republikë ajo gjë. Ato ashtu janë të gjitha, gjyshe, kunatë, goca, e ka mësuar gocën me vepra të gjitha. Se kam parë bashkëshortin të ngacmojë asnjë, punë të gjithë. Vetëm ajo familje ka bërë akuzime. E akuzojnë bashkëshortin se duan të na përzënë, vetëm zihen me ne, duan të na zaptojnë tokat. ...
E rëndë/ Bëri për spital nënën, shpallet në kërkim 50-vjeçari (Emri)
Albania

E rëndë/ Bëri për spital nënën, shpallet në kërkim 50-vjeçari (Emri)

  Një tjetër rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të premte. një 50-vjeçar ka suhtruar dhunë ndaj nënës së tij për arsye ende të paqarta. Si pasojë e dhunuara është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa 50-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit K. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, e cila po merr mjekim në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E rëndë në Greqi, 27-vjeçari shqiptar lidh, dhunon dhe drogon të dashurën, për t’i ndërprerë shtatzëninë
Ckemi

E rëndë në Greqi, 27-vjeçari shqiptar lidh, dhunon dhe drogon të dashurën, për t’i ndërprerë shtatzëninë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar ka përfunduar pas hekurave, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij shtatzënë. Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari shqiptar, që jetonte në Zakynthos, akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e cila ishte rreth 2 muajshe shtatzënë. Sipas të njëjtave informacione, 27-vjeçari pasi ka marrë partneren në shtëpinë e tij, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj ës...
E mori në makinë, 36-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën me probleme mendore
Çmenduri

E mori në makinë, 36-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën me probleme mendore

Një 36-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit pasi ka ngacmuar seksualisht një 21-vjeçare. I riu banues në Tiranë, ka futur në makinën e tij 21-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor dhe e ka ngacmuar seksualisht. Njoftimi i policisë: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin M. Xh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë në automjetin e tij dhe ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 21 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Lajmi Fundit: Kreu marrëdhënie me një të mitur dhe publikoi një video të saj në rrjetet sociale
Te Fundit

Lajmi Fundit: Kreu marrëdhënie me një të mitur dhe publikoi një video të saj në rrjetet sociale

Kreu marrëdhënie me një të mitur dhe publikoi një video të saj në rrjetet sociale, arrestohet Një 18-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. Konkretisht bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E. G. Mësohet se ai ka shpërndarë në rrjete sociale një video personale të saj. Pjesë nga njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.
Studim/ Gratë me depresion përballen me rrezik më të lartë kardiovaskular sesa burrat
Ckemi

Studim/ Gratë me depresion përballen me rrezik më të lartë kardiovaskular sesa burrat

Njerëzit me depresion përballen me një rrezik të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, më shumë gra përjetojnë probleme kardiovaskulare sesa burra, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of the American College of Cardiology, JACC: Asia.   Studimi eksploron marrëdhënien midis depresionit dhe CVD, duke hedhur dritë mbi mekanizmat e mundshëm që kontribuojnë në dallimet me bazë gjinore dhe duke theksuar rëndësinë e përshtatjes së strategjive të parandalimit dhe menaxhimit të SKV-së sipas faktorëve të lidhur me gjininë. Depresioni është shkaku i tretë kryesor i sëmundshmërisë në mbarë botën. Hulumtimet e mëparshme tregojnë se është i lidhur me një rrezik në rritje të ngjarjeve kardiovaskulare, duke përfshirë infarkt...
VIDEO TRONDITËSE/ Adoleshentja dhunon 15-vjeçaren, i gjuan kokën disa herë në trotuar! Gjendja e saj kritike
Ckemi

VIDEO TRONDITËSE/ Adoleshentja dhunon 15-vjeçaren, i gjuan kokën disa herë në trotuar! Gjendja e saj kritike

Rrahja brutale e një vajze 15-vjeçare e cila goditi kokën në trotuar disa herë gjatë një sherri, ka shkaktuar tronditje në Misuri të SHBA-ve. Vajza e dhunuar ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka pësuar lëndime në tru. Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, adoleshentja e dhunuar dridhet nga plagët që ka marrë. Menjëherë pas publikimit të videos, avokati i shtetit kërkoi që 15-vjeçari i arrestuar të gjykohej si i rritur.   “Ky akt i egër pa respekt për jetën njerëzore nuk ka vend në Misuri apo askund. Unë jam duke u lutur për viktimën. Krimineli duhet të trajtohet si i rritur. Nëse viktima vdes, akuza duhet të jetë vrasje nga pakujdesia”, i shkroi X-it prokurori Andrew Bailey. Të hënën, në fakt, shkol...
Vdekja e yllit të pornos merr përmasa thrilleri! Dyshohet se është vrarë gjatë një…
Mister

Vdekja e yllit të pornos merr përmasa thrilleri! Dyshohet se është vrarë gjatë një…

  Rasti i vdekjes së 26-vjeçares pornografike Sofia Leone, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj më 1 mars, duket se po merr përmasa thrilleri. Vdekja e Leones po hetohet si një grabitje dhe vrasje, sipas kompanisë që e përfaqësonte atë në industrinë e seksit. .   “Për të qenë të qartë, vdekja e Sofjes po hetohet si një rast i grabitjes dhe vrasjes”, tha kompania 101 Modeling në një postim në X. Njëkohësisht, siç raportohet nga miqtë dhe e 26-vjeçares, familjarët e saj apelojnë për drejtësi në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj. Siç raporton US Sun, që në momentin e parë departamenti i policisë së Albuquerque që ka marrë përsipër rastin, i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së yllit të pornos. Sipa...