Çfarë po ndodh? Përfituan nga amnistia, por akoma nuk janë lënë të lirë nga qelia, familjarët e të burgosurve mblidhen para burgut të Fushë-Krujës-Çkemi News
Edhe pse kanë përfituar nga amnistia, disa prej të dënuarve në burgun e Fushë Krujës nuk i kanë lënë qelitë akoma.
Familjarët e tyre janë mbledhur para burgut prej ditës së djeshme për të pritur familjarët e tyre, por ata janë ende në qeli.
Sipas familjareve shkak është bërë vonesa e zbardhjes se vendimit nga gjykata dhe ekzekutimi nga prokurorët, ndërkohë që dënimet në forme të prerë nga Apeli janë marrë shumë muaj përpara.
“Të afërmit tanë janë të dënuar me formë të prerë që më datë 7.02.2023, ndërkohë që amnistia thotë se njihet deri më datë 31 mars. Gjatë gjithë këtyre muajve, nuk është bërë zbardhja e vendimit. Amnistia është bërë dje dhe sot ka ardhur vendimi i zbardhur në burg. Burgu nuk na liron të afërmit. Ose amnistia është bërë selektive ose ministri të na j...








