Tag: sociale

Sherri tek “Çajupi”/ Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit: Kishte dijeni për mosmarrëveshjet e mësueseve
Albania

Sherri tek “Çajupi”/ Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit: Kishte dijeni për mosmarrëveshjet e mësueseve

Pas ngjarjes së ndodhur tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi” ku familjarët e dy mësueseve u konfliktuan e nuk munguan edhe të shtënat e armëve, drejtoresha e këtij institucioni arsimor Vojsava Kumbulla është shkarkuar. Kjo edhe pas ankesave të vazhdueshme të mësuesve të tjerë si dhe pasi drejtoresha e Çajupit ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet me mësuesen e gjuhës shqipe dhe mësuesen e historisë, por ngjarja e pazakontë e ndodhur pranë shkollës gjatë orarit mësimor solli këtë reagim të Ministrisë së Arsimit. Top Channel ka raportuar më parë se konflikti  nisi me mësueset për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës ishte paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja  nuk u parandalua.      ...
Raportohet se makina është bërë copa-copa Dy gra shqiptare kanë humbur jetën, katër të tjerë janë rëndë
Albania

Raportohet se makina është bërë copa-copa Dy gra shqiptare kanë humbur jetën, katër të tjerë janë rëndë

Një ak sident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, Kosovë, ku janë përfshirë dy makina Ju ft0jm te nd1qn1 v1de0n me p0shte.. Si pa sojë e këtij ak sid enti kanë mbetur të vd*kura dy gra dhe katër të tjerë sipas Po lic isë kanë pë suar lë ndime të rënda dhe janë dërguar për traj tim ur gjent mjekësor.Ju ft0jm te nd1qn1 v1de0n me p0shte.. “Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një ak sident tra fiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.Ju ft0jm te nd1qn1 v1de0n me p0shte.. Bazuar në të dhënat fillestare, si pa sojë e këtij ak sidenti lën dime të rën da tr upore kanë pë suar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
Bullizmi nis në familje/ Psikologët: Prindërit bullizojnë fëmijët duke u dhënë modelin e keq
Albania

Bullizmi nis në familje/ Psikologët: Prindërit bullizojnë fëmijët duke u dhënë modelin e keq

Bullizmi është dhunë fizike apo psikologjike, ose edhe të dyja bashkë. Në shoqërinë tonë po hasim jo vetëm raste të bullizmit mes fëmijëve dhe adoleshentëve , por edhe të prindërve vetë ndaj fëmijëve të tyre. Almeida Xhaferi: Bullizmi nuk vjen papritur dhe papandehur. Së pari ai modelohet me sjelljet brenda mjedisit familjar, ku prindërit bëjnë krahasime të papërshtatshme midis fëmijëve të tyre apo të tjerëve përreth që mund të jenë anëtarë të komunitetit nga shtresa vulnerabël, dhe kështu që fëmija edukohet për të stigmatizuar personat që janë të pabarabartë. Nga ana tjetër jetojmë në një shoqëri që imponon të bukurën, dhe prindërit dashur padashur, në pavetëdijen e tyre kërkojnë një formë perfekte të fëmijës. Të jetë talent, të shpërthejë në një fushë të caktuar, të je...
I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses. I shoqi avokat i kërcënon
Albania

I linte nxënësit në orë të mësimit të luanin letra, prindërit kërkojnë heqjen e mësueses. I shoqi avokat i kërcënon

Që prej ditës së parë të shkollë, nxënësit e klasës së parë në shkollën 9-vjeçare Haxhi Qira në fshatin Borizanë të Krujës, nuk kanë zhvilluar asnjë orë mësimore pasi prindërit e këtyre fëmijëve denoncojnë mësuesen Neada Laçi për paaftësi në mësimdhënie. Ata thonë se fëmijët e tyre që kanë patur të bëjnë ndër vite me këtë mësuese nga klasa e parë dhe deri në klasë të pestë, janë të pamësuar. Vetë nxënësit e kësaj shkolle që këtë vit janë në klasë të 6-të, tregojnë se si i zhvillonte orët e mësimit mësuesja e tyre. Ato tregojnë se mësuesja gjatë orës së mësimit vendoste vetëm rezultate të larta, fëmijëve u jepte lekë nga lekët e saj që të blinin letra bixhozi. Nxënëset tregojnë se ndonjëherë ajo u mbyllte derën e klasës me çelës që fëmijët t’mos i dilnin nga klasa. Prindër...
Ëndrra amerikane”, sot nis aplikimi i llotarisë
Albania

Ëndrra amerikane”, sot nis aplikimi i llotarisë

Sot në orën 12:00 do të hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane. Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se aplikimet do të mbyllen në 9 nëntor, në të njëjtin orar.           “Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5)”, thuhet në njoftim.         Aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë, rregull ky që është futur në fuqi prej dy vitesh, pasi aplikimi nuk mund të bëhet vetëm me kartë identiteti. Do jenë rreth pesë javë në dispozicion për të aplikuar, ndërsa kriteri bazë është se aplikanti duhet të ketë mbaruar arsimin e mesëm ose të k...
Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im”
Albania

Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im”

Ky është vëllai i Eljos, ndërsa kjo vogëlushe është motra e tij. Eljo dhe motra janë binjake dhe vëllai i Eljos na tregon se e motra e kërkon çdo ditë të vëllanë… Vëllai i Eljos: Motrës kur i blejnë diçka, thotë po Eljos do i bleni dhuratë? Kur çohet nga gjumi, na thotë do të ikim tek Eljo? Vëllai i Eljos qan më dënesë për 5 vjeçarin. Nuk i pushojnë lotët e lutet që ai të vijë sa më parë në shtëpi, të shërohet. “Tek spitali doktoresha nuk më la ta takoja Eljon. I dhashë një kapele nga dritarja. Ia nisa duke qarë, sepse shumë më mungonte. Ai do të vijë, unë e di… (qan) E dua Eljon sa më parë këtu. Më ka marrë malli shumë për të. Është shumë i vogël. Ju lutem bëni çfarë të mundeni, që të shërohet vëllai im.“-thotë 9 vjeçari. Shikojeni këtë klip, ku vëllai i Eljos i lute...
Vullkani “fal” shtëpinë e pensionistëve: E paprekur nga llava, të tjerat u shkatërruan!
Bota

Vullkani “fal” shtëpinë e pensionistëve: E paprekur nga llava, të tjerat u shkatërruan!

Një skenë e pazakontë mbërriti nga ishujt Kanarie, ku vullkani i Cumbre Vieja vazhdon të nxjerrë llavë e tym prej ditësh. Një det llave mbuloi zonën rreth e rrotull vullkanit në La Palma, por një shtëpi e vetme aty ka mbetur e paprekur edhe pse të tjerat rrotull saj janë shkatërruar. Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, përdoruesit e të cilave flasin për një rast të “çuditshëm”. Vetë pronarët e shtëpisë, një çift pensionistësh danezë nuk gjenden në ishull, por janë shumë të befasuar që shtëpia e tyre nuk është rrënuar. “Kur e morën vesh këtë, ata filluan të qajnë”, tha arkitektja Ada Monikendam për El Mundo.     Një sërë fshatrash përreth vullkanit u evakuan me shpejtësi, duke bërë që shpërthimi vullkanik të mos shkaktonte asnjë viktime ...
Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë
Albania

Braçe: Rritni rrogat, përmirësoni kushtet e punës! Pagë minimale 40 mijë lekë

Ish-zv.kryeministri, Erion Braçe ka kritikuar këtë mëngjes rrogat aktuale të punonjësve shqiptarë, duke theksuar se ata po largohen prej shifrës së ulët dhe kushteve të punës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-zëvendësministri Erion Braçe sërish ka bërë opozitë me shifrat brenda PS-së, duke u  shprehur se shumë prej punonjësve kanë nje rrogë më të vogël se paga minimale. Ai ka përmendur një prej eksperiencave personale, duke treguar se dëgjoi disa punëtorë shqiptarë në sektorin e ndërtimit në Malin e Zi dhe paguheshin me 20 euro/dita. Ish-zv. kryeministri thotë se kjo është çështje e Partisë Socialiste dhe se kjo duhet ta identifikojë atë  me përmirësimin e një prej cështjeve jetësore në vend, duke theksuar se nuk duhet humbur kohë deri 4 vite. Sipas tij, duhet...