Tag: sociale

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për situatën e tyre financiare në 12 muajt e ardhshëm
Albania

Familjet shqiptare, më pesimiste se asnjëherë për situatën e tyre financiare në 12 muajt e ardhshëm

Shqiptarët janë më pesimistë se kurrë për situatën e tyre të pritshme familjare gjatë 12 muajve në vijim, madje pritshmëritë janë më negative edhe se në prill 2020, kur vendi po vuante pasojat e karantinës, si rrjedhojë e masave për kufizimin e pasojave të pandemisë së Covid 19. Shtrenjtimi i ndjeshëm i çmimeve në një kohë që të ardhurat e tyre nuk po rriten po bën që gjithnjë e më shumë familjarë të parashikojnë vështirësi me financat e tyre në të ardhmen. Në anketën e besimit konsumator për muajin mars 2022, të publikuar nga Banka e Shqipërisë, balanaca e përgjigjeve ishte negative prej -12.99, niveli më negativ i regjistruar ndonjëherë, që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë publikon gjetjet e sondazhit. Ky nivel është madje më negativ se maji 2020, (prej -8...
A ka vend për panik? “Kinder Surprise” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm
Bota

A ka vend për panik? “Kinder Surprise” tërheq miliona çokollata nga tregu, përmbajnë bakterin e rrezikshëm

Kompania “Ferrero” ka tërhequr nga tregu miliona pako të çokollatave të njohura dhe preferuara për të gjithë “Kinder Surprise”.     Siç bëjnë me dije autoritetet shëndetërore angleze dhe skoceze, bëhet fjalë për çokollatat Kinder Surprisë. Konkretisht ato të prodhuara në Belgjikë dhe që kanë datën e skadencës mes 11 korrikut 2022 dhe 7 tetorit 2022.       Deri më tani kompania dyshon se ky prodhim është i kontaminuar me bakterin e Salmonelës, i cili shkakton diarre, dhimbje koke, ethe, ndërsa mund të çojë deri në humbje jete nëse nuk trajtohet siç duhet. Deri më tani janë raportuar shumë raste të Salmonelës në shtete të ndryshme të Bashkimit Europian dhe ishullit britanik duke bërë që të hidhen dyshime se lidhen pikërisht me këtë produkt. Agjencia e Sta...
Të paktën 3 të vrarë në aksidentin e shumëfishtë horror në autostradën me dëborë në SHBA (VIDEO-fotot)
Bota

Të paktën 3 të vrarë në aksidentin e shumëfishtë horror në autostradën me dëborë në SHBA (VIDEO-fotot)

Një zinxhir i tmerrshëm aksidentesh në një autostradë të mbuluar nga dëbora ka lënë të paktën tre të vdekur dje në Pennsylvania, me dhjetra mjete të shkatërruara, në ato që mediat vendase përshkruanin si ‘skena lufte’. Raportimet flisnin për përplasje të pandalura pas atyre fillestare, shpërthime dhe shoferë që dilnin nga makinat e tyre për t’iu shmangur goditjeve. Përplasja kishte përfshirë rreth 30 automjeteve mes të cilave pesë kamionë, dhe ndodhi në autostradën  Interstate 81 mëngjesin e sotëm. Të paktën tre njerëz kishin humbur jetën sipas rrjetit lokal  WKOK radio. Shikueshmëria përkeqësohej nga dëbora dhe mjegulla teksa aksidenti kishte bllokuar të gjitha  daljet e segmentit të autostradës , shkruanin autoritetet e transportit në Pennsylvania. Në pamjet video të...
Shuplaka në “Oscar”, Akademia Amerikane e Filmit nis hetimet
Bota

Shuplaka në “Oscar”, Akademia Amerikane e Filmit nis hetimet

Akademia Amerikane e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka filluar një auditim zyrtar të incidentit, pasi aktori Will Smith goditi Chris Rock gjatë ndarjes së çmimeve Oscar. Në një deklaratë thuhet se Akademia do të “hetojë veprimet dhe pasojat e mëtejshme” në përputhje me ligjin e Kalifornisë dhe standardet e sjelljes. Will Smith e goditi në fytyrë prezantuesin Chris Rock dhe e ofendoi në mënyrë vulgare pasi ky i fundit bënte shaka për prerjen e flokëve të gruas së tij.       Akademia njoftoi në Twitter menjëherë pas ceremonisë se nuk e pranon dhunën. Rreth 45 minuta pas incidentit, duke marrë Oscar-in e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin në “King Richard”, Smith kërkoi falje në një fjalim me lot para Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmi...
IKMT kërkon të prishë një hotel në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet
Albania

IKMT kërkon të prishë një hotel në Radhimë, pronari tenton të vetëvritet

Është përshkallëzuar situata në Vlorë, ku IKMT kërkon të prishë një hotel tre katësh. Pronarët dhe të afërmit po kundështojnë prishjen, ndërkohë një prej tyre ka marrë fëmijën dhe ka hipur mbi taracë, duke kërcënuar se do të hidhet nëse i prishet  ndërtesa.     Disa prej banorëve dëgjohen teksa qajnë, ndërsa kanë ndërhyrë punonjësit e policisë për t’i larguar nga banesat.
Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para
Bota

Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Sot, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, ora dimërore kaloi në atë verore, praktikë që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit. Akrepat shkuan 60 minuta para. Ndryshimi i orës është në fuqi prej vitit 1916 me gjithë kërkesat e vazhdueshme për heqjen e saj. Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.
Donte djalë/ Burri qëllon për vdekje me armë vajzën e tij 7-ditëshe
Bota

Donte djalë/ Burri qëllon për vdekje me armë vajzën e tij 7-ditëshe

Një burrë ka vrarë vajzën e tij 7-ditëshe, pasi donte që fëmija i tij të ishte djalë dhe jo vajzë. Sipas policisë në qytetin qendror pakistanez Myangwali dhe një të afërmi të foshnjës, foshnja e quajtur Janat u qëllua 5 herë me armë zjarri. Një oficer policie ka thënë për mediat e huaja se autori nuk është arrestuar dhe se ndodhet ende në kërkim. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se vajzat dhe gratë shpesh përballen me dhunë për një sërë arsyesh në Pakistan.  
7 marsi në Çiflig, nxënësit: Mësuesja e klasës na kërkoi lekë për dhuratën
Albania

7 marsi në Çiflig, nxënësit: Mësuesja e klasës na kërkoi lekë për dhuratën

Mësueset e shkollës fillore të Çifligut në Korçë morën masa një javë përpara ditës së 7 marsit, në mënyrë që nxënësit e tyre të mos gabonin në përzgjedhjen e dhuratave. Mësueset orientonin nxënësit e klasave ku nuk jepnin mësim për të mbledhur lekët dhe për të përzgjedhur sa më mirë dhuratat për koleget e tyre Fiks fare solli fakte nga mënyra sesi e kishin mendua të organizonin festën e 7 marsit mësueset e shkollës fillore në Çiflig të Korçës Mësuesja që jepte mësim në klasat e para dhe të treta u kërkon nxënësve të klasave të dyta dhe të katërta që të mblidhnin lekë më vete për lulet dhe lekë të tjera për dhuratën për mësuesen e tyre Fiksi solli me zë dhe figurë nxënësit e shkollës që tregonin për këtë gjë. Madje njëra prej tyre vetëm 8 -vjeç ankohet në shtëpi se mësu...