Dielli artificial’ vendos rekord të ri, mban temperaturën prej 100 milion gradë C për 48 sekonda
Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë shpallur një rekord të ri botëror për kohëzgjatjen e mbajtjes së temperaturave prej 100 milionë gradë Celsius, shtatë herë më të nxehta se bërthama e diellit, gjatë një eksperimenti të shkrirjes bërthamore.
KSTAR, pajisja kërkimore e shkrirjes e KFE, të cilës i referohet si një "diell artificial", arriti të mbajë plazmën me temperatura prej 100 milion gradë për 48 sekonda gjatë testeve midis dhjetorit 2023 dhe shkurtit 2024, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 30 sekondash të vendosur në 2021.
Shkrirja bërthamore kërkon të përsërisë reagimin që bën diellin dhe yjet e tjerë të shkëlqejnë , duke shkrirë së bashku dy atome për të çliruar sasi të mëdha energjie.
Shpesh i referuar si graali i shenjtë i zgjidhjeve klimatike të energjisë së pastër...








