Tag: sociale

Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)
Bota

Transformimi i pabesueshëm i bebes më të shëndoshë që tymoste 20 cigare në ditë e nuk pushonte së ngrëni (fotot)

Ai që njihej dikur si bebja më i shëndoshë në botë i cili u bë i famshëm pasi e kishin mësuar të tymoste më shumë se 20 cigare në ditë, tashmë nuk njihet më prej transformimit. Ardi Rizal ishte dy vjeç kur nisi të tymoste cigare në oborrin e shtëpisë së familjes së tij në Sumatra, Indonezi. Por tashmë pas shtatë vjetësh Ardi duket tërësisht ndryshe pasi ka rënë në peshë dhe ka hequr dorë nga zakonet e tij të pashëndetshme. I vogli i shëndoshë pinte më parë tre kanace qumësht të kondersuar, ndërsa tani thotë se ushqehet me peshk, fruta e perime të freskëta. Në një intervistë për CNN ai tha se tymosja e duhanit ishte zakoni më i vështirë për të hequr dorë. “Ishte shumë e vështirë të ndaloja, kur nuk pija duhan kisha gojën e hidhur dhe nuk ndjehesha mirë”. “Por...
Pija që ju bën të plakeni më shpejt, si të mbroni shëndetin tuaj
Albania

Pija që ju bën të plakeni më shpejt, si të mbroni shëndetin tuaj

Që nga kohërat e lashta, njerëzit janë përpjekur të zbulojnë sekretet e të qenurit gjithnjë i ri. Sot, në mesin e zgjedhjeve të pafundme midis kremrave, trajtimeve, suplementeve dhe dietave që pretendojnë se e mund të kthejnë kohën mbrapa, mund të ketë gjithashtu një mënyrë më të lehtë për të ngadalësuar procesin e plakjes. Hulumtimet tregojnë se ekziston një pije që mund t’ju plakë më shpejt dhe heqja e saj nga regjimi juaj ushqimor mund të ndihmojë në ndalimin e plakjes së parakohshme. Cila është pija që shpejton procesin e plakjes? Kur bëhet fjalë për plakjen, nuk ka pije më të keqe sesa ato që janë ëmbëlsuar me sheqer. Konsumimi i rregullt i tyre mund t’ju vërë në rrezik për një sërë sëmundjesh. Mund të rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet kronike...
Shpërthim në Stamboll/ Guvernatori: Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Shpërthim në Stamboll/ Guvernatori: Katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në bulevardin Istikalal të Stambollit këtë pasdite, ku të paktën katër persona humbën jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur. Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se deri më tani ka 4 viktima dhe 38 të plagosur. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës. Në videot e postuara online shihen flakë pas një shpërthimi të fuqishëm, teksa qytetarët shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.   Një video tjetër shfaqi autoambulancat, ekipet e zjarrfikësve dhe policinë në vendin e ngjarjes. Në mediat sociale u tha se dyqanet në këtë zonë janë mbyllur pas shpërthimit.   Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i f...
Kuriozitete

Gjaku i prodhuar në laborator transfuzohet për herë të parë te njeriu

Gjaku i prodhuar në laborator është transfuzuar te dy vullnetarë në provat e para klinike, për herë të parë në botë, sipas “Sky News”. Nëse ato rezultojnë të sigurta dhe efektive, qelizat e prodhuara të gjakut mund të revolucionarizojnë trajtimet për personat me çrregullime të gjakut, të tilla si qeliza drapër dhe grupe të rralla gjaku. Për shumë persona që vuajnë nga këto çrregullime, mund të jetë e vështirë të gjendet gjak i dhuruar që përputhet, dhe qelizat e kuqe të gjakut të rritura në laborator do të nënkuptonin se individët që kërkojnë transfuzione të rregullta mund të kenë nevojë për më pak në të ardhmen. “Kjo provë sfiduese dhe emocionuese është një hap i madh drejt prodhimit të gjakut nga qelizat burimore”, tha Ashley Toye, drejtoreshë e Njësisë së Gjakut dhe Transpl...
Kobra ngordh pas kafshimit nga tetë-vjeçari i guximshëm në Indi (fotot)
Bota

Kobra ngordh pas kafshimit nga tetë-vjeçari i guximshëm në Indi (fotot)

Një djalë 8-vjecar indian ka habitur komunitetin e tij teksa ka vrarë një gjarpër kobra që ishte mbështjellë rreth krahut të tij dhe i kishte ngulur dhëmbët në lëkurë, në një histori të pabesueshme mbijetese. Djali i njohur si Deepak, u sulmua nga gjarpri i frikshëm në fshatin e largët Pandarpadh në Indinë qendrore, raportonin mediat vendase. Kobra ishte mbështjellë pas tij teksa po luante jashtë shtëpisë së familjes dhe e kishte kafshuar në krah por për fat kafshimi i saj kishte rezultuar “i thatë” pasi nuk kishte pasur kohë të rigjeneronte helmin vrasës, çka rezultoi fatale për zvarranikun. Duke rezistuar mes dhimbjes Deepak shkundi krahun e tij për të larguar zvarranikun por pa mundur ta bënte ai mendoi t’ia kthente në të njëjtën monedhë duke e kafshuar atë ...
Shitën vajzën për 300 euro/ Historia tronditëse e shqiptareve që u trajtuan si skllave për 16 vite në mes të Zvicrës
Albania

Shitën vajzën për 300 euro/ Historia tronditëse e shqiptareve që u trajtuan si skllave për 16 vite në mes të Zvicrës

Disa vajza u mbajtën si skllave në mes të Zvicrës për 16 vite nga një familje shqiptare e Kosovës. Babai dhe katër djemtë do të dalin para gjykatës rajonale të Moutier, sipas Blick. Sipas medias zvicerane, ata kanë marrë në Zvicër vajzat nga mosha 14 deri në 17 nga Shqipëria për t’u martuar. Për një dekadë e gjysmë, ata i kanë mbajtur të mbyllura dhe abuzonin me vajzat. Viktima e parë u dërgua në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja e atëhershme e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, ndërsa ishte detyruar të martohej. Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit të saj ia shitën familjes nga Kosova për një shu...
Një deklaratë shokuese, ashtu si veprimi i saj. Infermierja Aurona Pelaj që dhunoi të moshuarën në qendrën e kujdesit të të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thyer heshtjen duke folur për policinë.
Albania

Një deklaratë shokuese, ashtu si veprimi i saj. Infermierja Aurona Pelaj që dhunoi të moshuarën në qendrën e kujdesit të të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thyer heshtjen duke folur për policinë.

Një deklaratë shokuese, ashtu si veprimi i saj. Infermierja Aurona Pelaj që dhunoi të moshuarën në qendrën e kujdesit të të moshuarve në Pejë “Orenda” ka thyer heshtjen duke folur për policinë. Në deklaratën e saj për policinë të publikuar nga Sinjali, thuhet që infermierja e arsyetoi dhunën me pretendimin se e moshuara ishte agresive. “Unë kur kam filluar punën ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë, e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një ...
Shuhet familja shqiptare në Itali, aksidenti tragjik i merr jetën katër personave, mes tyre tre fëmijë
Albania

Shuhet familja shqiptare në Itali, aksidenti tragjik i merr jetën katër personave, mes tyre tre fëmijë

Një aksident tragjik me pasojë katër viktima të një familjeje shqiptare është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Reggio Emilia të Italisë. Mjeti ku po udhëtonin pesë persona ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur një vajze 22-vjeçare të identifikuar si Shane Hyseni, djalit të saj 2-vjeçar dhe vëllanë e motrën e saj, 11 dhe 9 vjeç. 32-vjeçari që drejtonte mjetin ishte bashkëshorti i Shanes dhe aktualisht është rëndë në spital në terapi intensive. Aksidenti i rëndë  rëndë ndodhi pasi mjeti u përplas me një banesë të pabanuar dhe thuajse u nda në mes. Katër viktimat ndërruan jetë në vend. Mediat italiane shkruajnë se ‘akoma më zemër-thyese ka qenë mbërritja në vendin e aksidentit e të afërmve dhe në veçanti e nënës së vajzës dhe dy fëmijëve më të mëdhenj dhe gjyshe...