Tag: Termetet

Regjistrohen tre tërmet në Maqedoninë e Veriut-Çkemi News
Albania

Regjistrohen tre tërmet në Maqedoninë e Veriut-Çkemi News

Në Maqedoni mbrëmë janë regjistruar tre tërmete. Më e forta ka qenë tërmeti me magnitudë 3.2 në afërsi të Gjevgjelisë, sipas Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC). Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra nga Gjevgjelia dhe e kanë ndjerë edhe banorët e Dojranit. Pak minuta më vonë, në të njëjtin rajon është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter. Dhjetë minuta më vonë një tërmet është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, me fuqi 2.5 gradë dhe me epiqendër në pikën kufitare “Bllacë” në kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë. Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit me rrethinë.
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë-Çkemi News
Bota

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë-Çkemi News

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premteje, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit është regjistruar në veri të vendit, në afërsi të malit Athos, një zonë e njohur për rëndësinë e saj historike dhe fetare. Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë rreth 4 kilometra. Mediat greke raportojnë se ky ishte tërmeti i tretë i regjistruar në po të njëjtën zonë brenda pak orësh, duke ngritur shqetësime për aktivitet të shtuar sizmik në këtë rajon. Deri në këto momente, nuk ka ende informacione zyrtare për dëme materiale apo të lënduar nga lëkundjet. Autoritetet greke janë duke monitoruar situatën....
Lajmi Fundit ; Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri-Çkemi News
Albania

Lajmi Fundit ; Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri-Çkemi News

Një tërmet prej 4.1 shkallësh të Rihterit e goditi Kosovën para pak minutash (01:46:05). Qendra Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit. Tërmeti i regjistruar ishte në një thellësi prej pesë kilometrash, sipas EMSC-së. Dridhjet u ndjenë edhe në disa qytete tjera të Kosovës si dhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut, siç konfirmuan disa qytetarë në rrjetet sociale.
Lajmi Fundit ; Tërmeti i fuqishëm shkund vendin me mijëra shqiptarë! Dy lëkundje brenda dy orësh, ja epiqendra-Çkemi.News
Bota

Lajmi Fundit ; Tërmeti i fuqishëm shkund vendin me mijëra shqiptarë! Dy lëkundje brenda dy orësh, ja epiqendra-Çkemi.News

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar brenda dy orësh në Chalandri. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 3 kilometra në jugperëndim të Chalandrios me një thellësi fokale 6.3 kilometra. Më herët në orën 17:10 ka qenë një tjetër tërmet në Chalandri me të njëjtin fokus. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhej 3 kilometra në jugperëndim të Chalandrios me një thellësi fokale 8.7 kilometra.
Lajmi Fundit; Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Greqi, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Greqi, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News

Një tërmet me magnitudë 3.7 Rihter ka ndodhur mesditën e së shtunës në Kretë. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 35 kilometra në juglindje të Chrysi Lassithi, me thellësi 10 kilometra. Të dhënat për tërmetin, të cilat vijnë nga Instituti Gjeodinamik i Athinës ose nga Instituti Sizmologjik Euro-Mesdhetar, janë të nxjerra nga sistemi automatik kompjuterik, pa pjesëmarrjen e një sizmologu. Ato përditësohen vazhdimisht me ardhjen e të dhënave të reja.
Lajmi Fundit; Zot mbaj dorën/ Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, raportohet për 29 të lënduar-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Zot mbaj dorën/ Tërmeti ‘shkund’ këtë vend, raportohet për 29 të lënduar-Çkemi News

Të paktën 29 persona u plagosën pasi një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi provincën jugperëndimore iraniane të Khuzestanit, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 7:32 të mëngjesit me kohën lokale në një thellësi prej 10 km me epiqendër në Qarkun Haftkel, tronditi gjithashtu Qarkun Masjed Soleyman dhe u ndje në kryeqytetin e provincës Ahvaz.
Lajmi Fundit ; Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda (Foto)-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit ; Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, ja sa ishte magnituda (Foto)-Çkemi News

Një tërmet 5.1 Rihter është regjistuar ditën e sotme në zonën detare midis Qipros dhe Turqisë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur rreth orës 12:09 të mëngjesit. Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Nikosia sipas mediave qipriote. Ky nuk është tërmeti i parë që vërehet në zonë pasi ka pasur lëkundje të tjera kohët e fundit. Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.
Lajme I FUNDIT! Tërmet i fuqishëm shumë pranë nesh-Çkemi News
Bota

Lajme I FUNDIT! Tërmet i fuqishëm shumë pranë nesh-Çkemi News

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin në Shkup, në ora 12:09 ka regjistruar një tërmet. Epiqendra e tërmetit ka qenë 132 km në juglindje të Shkupit, në zonën e Vallandovës me magnitudë lokale Rihter ML3.0. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën juglindore të vendit me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike europiane.