Tag: sociale

Agjencia e OKB-së: viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Bota

Agjencia e OKB-së: viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë

Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti 2023 është viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ndërsa paralajmëron se ka shenja shqetësuese që sugjerojnë rritje të përmbytjeve, zjarreve, shkrirjes së akullnajave dhe valëve të të nxehtit në të ardhmen. Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) paralajmëroi gjithashtu se temperatura mesatare për këtë vit është rritur rreth 1.4 gradë Celsius krahasuar me kohërat para revolucionit industrial. Rritja e regjistruar e temperaturave për këtë vit është vetëm një e dhjeta e kufirit të përcaktuar për deri në fund të shekullit nga Konferenca e Parisit mbi mjedisin, e mbajtur më 2015.   Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së thotë se fillimi i dukurisë ‘El Nino’ në fillim të këtij viti, fenomeni i motit që ndikohet nga ngr...
LAJMI I MIRË/ Krijohen lehtësira për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-ve dhe anasjelltas
Albania

LAJMI I MIRË/ Krijohen lehtësira për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-ve dhe anasjelltas

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt SHBA-ve. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme priti në Tiranë përfaqësues të Lartë të Departamentit të Shtetit, me të cilët është dakord për bashkëpunime të rëndësishme, me interes për shqiptarët.   Mësohet se Shqipëria është bërë pjesë e grupit të “Klubit 6 mujor”, çka domethënë, se tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA-së edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit para udhëtimit. Njëkohësisht, edhe anasjelltas, shtetasit shqiptarë mund të kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.
29-VJEÇARI GJENDET I VARUR NË PEMË! POLICIA HETON PËR VRASJE, DUART I KISHTE TË LIDHURA ME TEL 
Ckemi

29-VJEÇARI GJENDET I VARUR NË PEMË! POLICIA HETON PËR VRASJE, DUART I KISHTE TË LIDHURA ME TEL 

Shperndaje: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. I riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk duhej mbi fatin e tij, derisa ai u gjet i varur në Kyllini. 29-vjeçari u gjet i varur në një lartësi prej 4 metrash në një pemë, ndërsa i kishte edhe duart e lidhura me një tel hekuri. Kjo ka bërë që autoritetet greke të hetojnë edhe pistën e vrasjes. Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani dhe kanë mbledhur gjurmët e gishtave si nga teli me të cilin ishin lidhur duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.
Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnituda

Tërmeti i fuqishëm godet vendin, ja sa ishte magnitura Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot bregun lindor të Tajvanit, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit. Në njoftim thuhet se ndërtesat janë lëkundur për pak kohë edhe në kryeqytetin Taipei, por nuk ka raportime për dëme materiale, raporton Reuters.Epiqendra e tërmetit ishte në detin e Tajvanit, në kontenë Hualien, në një thellësi prej 22.4 kilometrash, njoftoi Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit. Tajvani shtrihet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike dhe shpesh goditet nga tërmetet. Më shumë se 100 njerëz vdiqën në tërmetin e vitit 2016 në Tajvanin jugor, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.3 në vitin 1999 vrau rreth 2,000 njerëz.
Ruhej në kushte të papërshtatshme mes minjve, AKU bllokon 52 ton miell
Albania

Ruhej në kushte të papërshtatshme mes minjve, AKU bllokon 52 ton miell

AKU ka bllokuar 52 ton miell të magazinuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat. “Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë. Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.”- thuhet në njoftim. Gjithashtu janë vendosur  masat administrative me gjobë në...
Makina luksoze dhe zinxhir ari, si ranë në kurth dy vëllëzërit shqiptarë në Angli, “perandoria” që fshihej pas një berberhaneje
Albania

Makina luksoze dhe zinxhir ari, si ranë në kurth dy vëllëzërit shqiptarë në Angli, “perandoria” që fshihej pas një berberhaneje

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike. Gjithçka ndodhte në një berberhane që nga jashtë dukej si e rrënuar. E vendosur mes një dyqani bamirësie dhe një dyqani të përdorur për shitjen e makinave larëse, berberhania CSG ofronte rruajtje dhe prerje flokësh. Mirëpo pas saj fshihej një kazino me xhiro të larta, ku tregtarët e drogës dhe kriminelët bastisnin dhjetëra mijëra paund, ndërsa shërbeheshin nga kamariere të bukura. Hyrja e paligjshme u zbulua nga policët që gozhduan dy vëllezër shqiptarë që përdornin kokainë nga Londra Juglindore në Midlands.   Dyshja fitonin deri në 4,000 £ në ditë me një rrjet shpërndarësish rumunë që furnizonin me drogë Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire. Droga u dërg...
Juliana Nura: Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak (VIDEO)
Albania

Juliana Nura: Meshkujt shqiptarë në shtrat, fjalëshumë e punë pak (VIDEO)

Në “Më lër të flas” është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.   E ftuar në panel mes të tjerësh ishte edhe Juliana Nura e cila ka bërë një deklarat që nuk do t’i pëlqej shumë djemve shqiptarë.   Juliana: Kam diskutu shpeshherë këto eksperiencat seksuale që kanë shoqëria jonë. Në Evropë nuk është problem kur ke të tilla probleme, kur nuk ndodh diçka. Çunat këtu flasin shumë çfarë bëj unë në shtrat, pastaj kur vjen puna, jo nuk u bë ajo jo nuk u bë kjo, dmth është akoma tabu këtu që nuk e shohin doktorin.   View this post on Instagram   A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)  ...
Përfundon në spital 4-vjeçarja, dyshohet se është rrëzuar në çerdhe
Albania

Përfundon në spital 4-vjeçarja, dyshohet se është rrëzuar në çerdhe

  Një 4-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuentonte. E mitura është dëmtuar në dorë dhe kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë shoqëruar për mjekim. Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në Krujë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet për veprime të mëtejshme. Gjithashtu një ngjarje tjetër është shënuar në Tiranë, ku një 2-vjeçare është djegur me bishtin e cigares. Ditën e djeshme e mitura është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj. Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, gjatë kohës që vëllai I saj 9-vjeçar ka qenë duke luajtur. Hetimet po vijojnë edhe për k...