Tag: Bota e Kafsheve

Nëntë fosile njeriu Nandertali zbulohen në shpellën e lashtësisë në Itali (fotot)
Bota

Nëntë fosile njeriu Nandertali zbulohen në shpellën e lashtësisë në Itali (fotot)

Mbetjet e fosilizuara të nëntë njerëzve të Nandertalit, siç njihet ndryshe specia më primitive e njeriut, janë zbuluar sot në një shpellë në Itali, njoftoi ministria italiane e kulturës. Të gjithë individët e zbuluar në shpellën Guattari në San Felice Circeo, në bregdetin mes Romës e Napolit, ishin të rritur, përveç njërit që dukej se ishte i ri. Fosilet besohet se datojnë prej 50,000 deri në 68,000 vjetëve më parë, teksa më i vjetri mund të datojnë deri në 90,000 apo 100,000 vjet më parë, thuhet në deklaratën e ministrisë. “Së bashku me dy të tjerë të gjetur aty në të kaluarën, numri total i individëve të gjetur në shpellën Guattari arrin në 11, duke e konfirmuar atë si një prej vendeve më të rëndësishme të historisë së njeriut të Nandertalit”, thuhej në deklaratë. &nb...
Imazhe të pabesueshme të betejës së luanit me tufën e 30 hijenave, për ‘të drejtën’ e ushqimit (fotot)
Bota

Imazhe të pabesueshme të betejës së luanit me tufën e 30 hijenave, për ‘të drejtën’ e ushqimit (fotot)

Një luan i vetëm është detyruar të luftojë me një tufë prej të paktën 30 hijenash për të mbrojtur ushqimin e tij. Në imazhet e rënda të mbijetesës shihet sesi luani nuk heq dorë deri në momentet e fundit nga kufoma e bizonit të vogël që sapo kishte vrarë, në rezervatin natyror Kruger të Afrikës së Jugut. Në një prej imazheve të 26 vjeçarit afrikano-jugor Kyle Smith, shihet një hijenë me pika që kafshon luanin në kofshë, i cili gjithsesi nuk ndalon rezistencën e tij prej rreth gjashtë orësh.       Kyle ishte rreth 200 metra larg vendit ku u shpalos luftimi. Hijenat jetojnë në tufa dhe sigurojnë ushqimin e tyre nga kufoma gjuetie dhe duke gjuajtur vetë.   https://www.instagram.com/p/COirDCDDoB9/?igshid=r0c7miy16jja     Ato e ndjekin ...
Bota

As luani dhe as tigri, kjo është kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik

Punonjësit e kopshteve zoologjike nëpër botë kanë treguar në Reddit disa kuriozitete nga puna e tyre me kafshët e egra.       Mes qindra gjërave interesante të zbuluara në këtë rrjet social, njëra bënte më shumë përshtypje: kafsha më e rrezikshme në një kopsht zoologjik nuk është luani. Madje, as tigri. “Kafsha më e rrezikshme, të cilës ne i trembemi më shumë në rast se arratiset, nuk është ai që mendojnë njerëzit. Nuk është as luani, as tigri, as ndonjë mishngrënës tjetër i madh në trup. Është shimpanzeja. Ata mund të të shqyejnë krahun dhe të të rrahin me të deri në vdekje vetëm po të panë”, shkruan një nga punonjësit.  
Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushte mes njerëzve dhe kafshëve
Bota

Kjo fotografe bëri bashkë vajzat me tipare të veçanta dhe kafshët/ Fotot mahnitëse që tregojnë lidhjen e ngushte mes njerëzve dhe kafshëve

Anastasiya Dobrovolskaya është një fotografe portretesh që tregon njerëzit dhe kafshët në një mënyrë shumë të ndjeshme. Siç thotë ajo, “Unë përpiqem të tregoj bukurinë e jashtme dhe të brendshme të njerëzve dhe kafshëve, si dhe të theksoj veçantinë, thellësinë dhe individualitetin e tyre. Ëndërroj që çdo person që ka një pamje të pazakontë do të besojë në bukurinë e tij”. Bright Side publikoi disa nga punët madhështore të Anastasiyas. Pasioni i Anastasiya për fotografinë nis që në fëmijërinë e saj. Stërgjyshi i saj ishte fotograf dhe ua kaloi dashurinë për fotografinë brezave të rinj, duke arritur tek ajo dhe motra e saj. Anastasiya ka bërë fotografi që kur ishte fëmijë, vetëm “për të vazhduar me familjen e saj”. Në atë kohë, ajo nuk kishte në plan ta bënte fotografinë profesi...
Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare (fotot)
Bota

Zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare (fotot)

Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70 vjeçare. Albatrosi ka lindur zockën e saj më 1 shkurt, në një rezervat të botës së egër në veri të oqeanit Paqësor, njoftoi sot shërbimi amerikan i Peshkut dhe Botës së Egër. Albatrosët janë pulëbardha gjigande që jetojnë zakonisht 12-40 vjet, por Wisdom, albatros i familjes Laysan, është identifikuar nga studiuesit që prej vitit 1956. Babai i zoçkës së Wisdom, është Akeakamai, me të cilin nëna ka qenë në çift që prej vitit 2012, thonë zyrtarët amerikanë të botës së egër. Albatrosët zakonisht kur bëhen çift qëndrojnë përgjithmonë te tille, por Wisdom besohet se ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj. Megji...
Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)
Kuriozitete

Fotografi ‘shkel privatësinë’ e peshkaqenëve duke i xhiruar gjatë seksit (foto të rralla)

  Disa pamje të pabesueshme janë publikuar së fundmi të momentit kur një çift peshkaqenësh ‘Majëbardhë’ po shijonin “disa çaste pasioni” në një breg koralor të oqeanit Paqësor. Dy të dashurit ishin përdredhur me njëri-tjetrin me turi në fundin e detit, ku mashkulli shihet që kafshon pendën e femrës teksa fut ‘kapësen’ e tij në kloakën e femrës, siç quhen nga shkenca organet gjenitale të peshkaqenëve. Ky ritual i kafshimit për të mbajtur në pozicion femrën gjatë procesit të çiftëzimit, është i zakonshëm në disa specie peshkaqenësh.       Fotografi nënujor Ron Watkins, kapi imazhet e mrekullueshme në brigjet e ishullit Cocos në Kosta Rika. Ai tha: “Ishte një ngjarje shumë e rrallë për të dëshmuar. Fotografi të kësaj sjelljeje te peshkaqenët janë d...
​Fosilet e dinosaurëve të gjetur në Argjentinë mund t’i përkasin krijesës më të madhe në botë
Bota

​Fosilet e dinosaurëve të gjetur në Argjentinë mund t’i përkasin krijesës më të madhe në botë

  Ekspertët kanë zbuluar mbetjet e një dinosauri gjigant në Argjentinë dhe besojnë se mund të jetë një nga krijesat më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në Tokë. Paleontologët zbuluan mbetjet e fosilizuara të një titanosauri 98 milionë vjeçar në Provincën Neuquen në Patagonia, veriperëndimore të Argjentinës, në depozita të trasha, sedimentare të njohura si Formacioni Candeleros.       24 rruazat e bishtit dhe elementët e brezit legenit dhe kraharorit të zbuluar, mendohet se i përkasin një titanosauri, një grupi të larmishëm dinosaurësh sauropod, karakterizuar nga madhësia e tyre e madhe, një qafë dhe bisht i gjatë dhe qëndrim me katër këmbë.       Në hulumtimin e botuar në revistën Cretaceous Research, ekspertët thonë se besoj...
Mesazhi pr.ekës do t’ju lërë pa f.jalë, “ngush.ëllimi i pinguinëve” shpallet fotoja më e bukur e 2020-ës
Kuriozitete

Mesazhi pr.ekës do t’ju lërë pa f.jalë, “ngush.ëllimi i pinguinëve” shpallet fotoja më e bukur e 2020-ës

  Viti 2020 ka prodhuar shumë fotografi p.rek.ëse dhe me mesazhe të fu.qishme. Mes shumë fotove, një shk.repje e dy pinguinëve është zgjedhur si fituese e Ocean Pho.tograph Aëards në revistën Oceanographic, shkruan BBC. Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Bau.mgaertner.     .St. Kilda Pi.er në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë. “Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte hum.bur par.tnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte hum.bur par.tneren e tij”, shkroi Baumgaertner në In.st.agram.