Tag: mister

Të gjithë mund të shikojnë dhomën e rrëmujshme, por ata më vigjilentë mund të gjejnë merimangën e fshehur (fotot)-Çkemi News
Kuriozitete

Të gjithë mund të shikojnë dhomën e rrëmujshme, por ata më vigjilentë mund të gjejnë merimangën e fshehur (fotot)-Çkemi News

  Sfida të tilla përmirësojnë intelligjencën dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve të përdoruesit, sipas psikologëve. Kjo dhomë me objekte të vendosura në mënyrë të rrëmujshme duket se ka tërhequr dhe një të ftuar ‘të pavend’, që është në fakt një insekt kurioz i fshehur mes orendive shtëpiake. Nëse vendosni në përdorim aftësitë e ‘shikimit dhe zbulimit’ mund të gjeni merimangën dinake brenda dhjetë sekondave, shkruan rrjeti britanik The Sun. Krijuesit thonë se imazhe të tilla quhen ‘iluzione optike’, që do të thotë se përveç elementeve të dukshme, ka dhe të tjera që duhet ca kohë e përpjekje për të pikasur. Sfida këtu është pikasja e merimangës që fshehu thuajse në mënyrë të përkryer në skenën e paraqitur. Nëse e zb...
Përse data juaj e lindjes nuk është rastësi? -Çkemi News
Kuriozitete

Përse data juaj e lindjes nuk është rastësi? -Çkemi News

Jeni supersticiozë. Atëherë mësoni përse data juaj e lindjes nuk është rastësi! Si ta llogarisni? Shumë thjeshtë! Shtoni shifrat e datës, muajit dhe vitit të lindjes derisa të keni një numër 1 shifror. Për shembull, nëse keni lindur më 1 shtator 1975, shuma një shifrore do të ishte 5. (1 + 9 + 1 + 9 + 7 + 5 = 32 ose 3+2 = 5) Tani bëni llogaritë dhe gjeni numrin tuaj: Nr.1-Magjistari Numri i parë është numri i Krijimit. Besohet se ata që kanë lindur nën ndikimin e tij bëjnë shtriga të mëdha pasi kanë fuqinë të pohojnë vullnetin e tyre në këtë fushë. Sidoqoftë, nuk duhet të përpiqeni të manipuloni dhe kontrolloni ata që ju rrethojnë. Profesioni juaj Magjik: Manifestimi dhe Guximi Nr 2-Ndjeshmëria Ju jeni shumë të ndjeshëm ndaj energjive përreth jush. Kështu, ndërsa u rritët...
Ja pse përvojat afër vdekjes janë reale dhe nuk janë ëndrra -Çkemi News
Kuriozitete

Ja pse përvojat afër vdekjes janë reale dhe nuk janë ëndrra -Çkemi News

Nga Gabriele Lagana A është vdekja fundi i gjithçkaje apo ka një jetë përtej jetës tokësore? Njerëzit e të gjitha moshave ia kanë bërë vetes këtë pyetje të paktën një herë gjatë ekzistencës së tyre. Për këtënuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë. Shkenca nuk ka siguri për atë që ndodh kur pushon së rrahuri zemra jonë. Megjithatë në dekadat e fundit, disa studiues kanë nisur të studiojnë një fenomen që ndodh kur dikush është afër vdekjes: Near Death Experiences, NDE (Përvoja pranë vdekjes). Këto janë dukuri të përshkruara nga njerëz që kanë rifituar funksionet vitale pas një periudhe tëkaluar në koma ose pasi janë shpallur klinikisht të vdekur. Libri i mjekut dhe shkrimtarit amerikan Rejmond Mudi “Jeta përtej jetës”, botuar për herë tëparë në vitin ...
FOTO – Llojet e kafshëve të reja që janë zbuluar vitin e fundit-Çkemi News
Kuriozitete

FOTO – Llojet e kafshëve të reja që janë zbuluar vitin e fundit-Çkemi News

Shumë vende në Tokë mbeten ende një mister për ne, edhe pas gjithë kësaj kohe, por studiuesit shpesh po zbulojnë specie të reja. Qasja më e mirë në testimin gjenetik, si dhe përparimet teknologjike që na lejojnë të eksplorojmë thellë në oqean ose pjesë të largëta të botës, e kanë bërë shumë më të lehtë gjetjen e specieve të panjohura më parë. Këtu janë disa nga speciet e zbuluara vitin e kaluar. Peshku dragua me shirit  Një specie e re e peshkut dragua të Antarktikut, e dalluar nga dy shirita në anët e saj, u identifikua në Oqeanin e thellë të Antarktikut. Fillimisht i marrë për një specie të lidhur me specie të tjera, tani njihet si e dallueshme. Studiuesit besojnë se ajo evoluoi në izolim nën akullnaja, duke krijuar një popullsi unike. Iriqët gëzofbutë Pesë lloje ...
Shkenca jep shpjegimin mbi zhdukjet misterioze në “Trekëndëshin e Bermudës”! -Çkemi News
Kuriozitete

Shkenca jep shpjegimin mbi zhdukjet misterioze në “Trekëndëshin e Bermudës”! -Çkemi News

  Mitet që rrethojnë Trekëndëshin e Bermudës kanë qenë një burim interesi për mijëra teoricienët e konspiracionit për vite me radhë. Për dekada, shtrirja e Oqeanit Atlantik të Veriut ka ngjallur frikë pasi kanë ndodhur dhjetëra zhdukje misterioze. Më shumë se 50 anije dhe 20 avionë thuhet se janë zhdukur në zonë, e cila shtrihet afërsisht nga brigjet e Floridës deri në Bermuda dhe ishujt e Antileve të Mëdha. Teoritë e konspiracionit janë fokusuar në shkaqet e këtyre rasteve tragjike dhe të pashpjegueshme. Megjithatë, ekspertët kanë ofruar hipoteza më të besueshme dhe, disa vite më parë, shkencëtari australian Karl Kruszelnicki pretendoi se e kishte “zgjidhur” njëherë e përgjithmonë misterin. Ai hodhi poshtë çdo aluzion për të mbinatyrshmen dhe në vend të kësaj sugjeroi gabim...
Radarët detektojnë flluska të padukshme mbi piramidat e Egjiptit-Çkemi News
Kuriozitete

Radarët detektojnë flluska të padukshme mbi piramidat e Egjiptit-Çkemi News

Një radar me teknologji të lartë ka zbuluar flluska të padukshme hapësinore mbi piramidat e Gizas, duke ofruar pista për shkencëtarët që shpresojnë të parandalojnë fikjet e satelitëve nga ky fenomen misterioz. Studiuesit në Kinë publikuan gjetjet e tyre muajin e kaluar, pas vëzhgimit të strukturave misterioze që shtrihen deri në 9,500 kilometra. Të quajtura flluska plazme ekuatoriale (EPB), IFL Science i përshkruan ato si xhepa të gazit të mbinxehur në lartësi të ulëta në rajone afër ekuatorit, si Egjipti, duke e quajtur një formë të motit hapësinor. Ato shfaqen kur ndodh një humbje e papritur e grimcave të ngarkuara në një shtresë të qiellit të quajtur ionosferë, sipas Interesting Engineering. Burimi origjinal i EPB-ve besohet të vijë nga një stuhi geomagnetike që ndo...
“Toka po zien”, shkencëtarët ngrenë alarmin për rritjen e temperaturave: Kjo ishte vera më e nxehtë në histori, por më e keqja s’ka ardhur akoma-Çkemi News
Bota

“Toka po zien”, shkencëtarët ngrenë alarmin për rritjen e temperaturave: Kjo ishte vera më e nxehtë në histori, por më e keqja s’ka ardhur akoma-Çkemi News

  Me “shkronjat e kuqe të ndezura” është shkruar në histori kjo verë. Shkencëtarët, bazuar në të dhënat e shërbimit evropian Copernicus, zbulojnë se kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë. Por nuk ishte vetëm më e nxehta, por edhe më e gjata…, pasi temperaturat shumë të larta që nisën para fillimit zyrtar të verës u mbajtën pothuajse vazhdimisht në të njëjtat nivele, gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj. Shqetësuesja nuk është se temperaturat e larta (mbi 35 gradë Celsius) vazhduan edhe në javën e parë të shtatorit, duke arritur maksimumin historik në rajonet më veriore të Evropës, si Sllovenia, e cila për herë të parë në historia e tij regjistroi temperaturë mbi 35 gradë në shtator. Shkencëtarët thonë se mund të mos kemi mbaruar end...