Kuriozitete

Bota nuk di asgjë për to — çfarë sekretesh fshihen në qytetet e mbyllura të Rusisë?
Kuriozitete

Bota nuk di asgjë për to — çfarë sekretesh fshihen në qytetet e mbyllura të Rusisë?

Në Rusi mund të ketë aktualisht deri në 40 qytete të mbyllura, ku jetojnë rreth 1.5 milionë banorë. Qytetet e mbyllura, janë pjesë e trashëgimisë sovjetike. Kur Bashkimi Sovjetik aspironte të rivalizonte ushtarakisht SHBA-në, në vendin komunist u ngritën shumë qytete të mbyllura.Aty u zhvilluan kërkime, u zhvilluan armë dhe teknologji sekrete ushtarake. Këto qytete nuk figuronin në harta, dhe ekzistenca e tyre u mbajt sekret si ndaj qytetarëve të tjerë sovjetikë, ashtu edhe të huajve. Banorët e tyre punonin në fabrika sekrete, dhe asnjeri nuk mund të dilte apo hynte në këto qytete sekrete pa një leje të posaçme.Në këmbim, qeveria u siguroi këtyre njerëzve apartamente, punë të garantuar, ushqime dhe një shërbim shëndetësor më cilësor. Edhe sot, gati 30 vjet pas rënies së Bashkimit Sovje...
Agjensitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë ‘Panelin’ e COVID-19
Kuriozitete

Agjensitë Hapësinore në SHBA, Evropë dhe Japoni njoftojnë ‘Panelin’ e COVID-19

Agjensia amerikane e hapësirës NASA dhe homologet e saj evropiane dhe japoneze (ESA, JAXA) njoftuan të enjten nisjen e Panelit të Vëzhgimit të COVID-19 në Botë, një koleksion në internet i bazuar në të dhënat satelitore nga të tre agjensitë që dokumentojnë se si pandemia e koronavirusit ka ndryshuar planetin.Përfaqësuesit nga të tre agjencitë njoftuan fillimin në një telekonferencë të enjten me menaxherë dhe administratorë pjesëmarrës nga Italia, Japonia dhe Uashingtoni. Ideja, thonë ata, është të sigurohet një pamje nga hapësira se si modelet e ndryshimit të veprimtarisë njerëzore të shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar dukshëm në planet.Agjensitë thonë se bashkuan të dhënat e tyre për t’i dhënë publikut dhe politikëbërësve një mjet unik për të ekzaminuar ndikimet afatshkurtra dhe afa...
Avionët pa dritare do t’u japin pasagjerëve një pamje panoramike të qiellit (VIDEO)
Kuriozitete

Avionët pa dritare do t’u japin pasagjerëve një pamje panoramike të qiellit (VIDEO)

Me idenë e re për prodhimin e aeroplanëve pa dritare, nuk ka më nevojë të kërkoni vende të veçanta në aeroplan, sepse çdo pasagjer do të jetë me mundësi të barabarta për pamjen panoramike të qiellit.Qendra për Inovacionin e Proceseve është një kompani udhëheqëse e teknologjisë dhe kërkimit nga Britania e Madhe, e cila po krijon të ardhmen e udhëtimit ajror.Avionët e avancuar do të jenë pa dritare, të cilët, në vend të dritareve do të kenë tërë gjatësinë e aeroplanit të mbuluar në ekranet me prekje OLED. Ky lloj aeroplan do t’u sigurojë të gjithëve në aeroplan një vend virtual të dritares.Ekspertët besojnë se brenda 10 deri në 15 vjet këto aeroplanë mund të shpresojnë të jenë realitet.E gjithë pjesa e jashtme e aeroplanit do të vendoset në kamera që janë të lidhura me ekranet e prek...
Nga ari tek diamantët, zbulohet pas 80 vitesh pasuria që mori Mbreti Zog para largimit
Kuriozitete

Nga ari tek diamantët, zbulohet pas 80 vitesh pasuria që mori Mbreti Zog para largimit

Pasuria e Mbretit Zog, pas largimit nga Shqipëria, u kthye në një objekt të shumtë thashethemesh, kuriozitetesh e spekulimesh që nuk shpëtuan as mediat serioze perëndimore. http://ckemi.net/?p=12775&lang=sq Kureshtja për këtë monark nga vendi më romantik i Europës ishte e madhe, sidomos kur u mësua se ai udhëtonte bashkë me thesarin e tij. Kjo kureshtje ishte aq e madhe sa pothuaj në çdo intervistë me gazetarët perëndimorë, Zogut i kërkohej të fliste diçka më tepër për pasurinë e tij. Autorë të shumtë kanë spekuluar gjithashtu, dhe 80 vjet pasi Mbreti Zog la vendin, është sërish e vështirë për të llogaritur pasurinë e tij të plotë, kjo për shkak se i vetmi që dinte vlerën ishte vetëm ai. Por falë dokumentacionit dhe kërkimeve, sot mund të thuhet se cila ka qenë kjo sh...
Momenti që përloti botën, çfarë i tha kosovari amerikanit
Kuriozitete

Momenti që përloti botën, çfarë i tha kosovari amerikanit

Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura të luftës në Kosovë, e këtë fotografi e kishte realizuar fotografi amerikan Peter Turnley.Peter Turnley është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por një prej tyre, më shumë se të gjitha i preku zemrat e njerëzvehttp://ckemi.net/?p=8173&lang=sq  Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.“Mustafai më kishte thënë se këta ishin fëmijët e tij, dhe ndoshta ia kishin vrarë në luftë serbët”, kishte komentuar fotogrofi ng...
Para sulmit në zemër, shfaqet ky ndryshim në lëkurë: Ajo është shenjë e cila mund t’jua shpëtojë jetën!
Kuriozitete

Para sulmit në zemër, shfaqet ky ndryshim në lëkurë: Ajo është shenjë e cila mund t’jua shpëtojë jetën!

Simptomat më të shpeshta të sulmit në zemër janë dhembja në gjoks, frymëmarrja e vështirësuar dhe ndjenja e krupësSulmi në zemër shfaqet për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut deri në zemër, por edhe për shkak të grumbullimit të shtresave yndyrore në arterie, të cilat, gjithashtu, bllokojnë qarkullimin e gjakut.Infarkti mund të ketë edhe pasoja fatale, ndërkaq për t’i shmangur ato pasoja është e nevojshme të reagohet me kohë, transmeton Telegrafi.Pacienti të cilit i jepet ndihma mjekësore me kohë ka shanse dukshëm më të mëdha të mbijetojë. Sipas konstatimeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, sukrepi në lëkurë mund të jetë shenja më e hershme e cila tregon që do të keni sulm në zemër.Ky ndryshim në të vërtetë duket mu sikur sukrep, ndërkaq në të vërte...
Foto/ Laguna e Kune-Vain, atraksion i përhershëm për turizmin e natyrës dhe vëzhgimin e shpendëve
Kuriozitete

Foto/ Laguna e Kune-Vain, atraksion i përhershëm për turizmin e natyrës dhe vëzhgimin e shpendëve

Laguna e Kune-Vainit, 8 kilometër larg qytetit të Lezhës, është kthyer në një atraksion të përhershëm për turizmin e natyrës, vëzhgimit të shpendëve ujorë, të historisë, por edhe të kulinarisë së veçantë të zonës.E shpallur e para zonë e mbrojtur në vend rreth 8 dekada më parë, laguna cilësohet si një nga më interesantet dhe gjithnjë e më shumë ka tërhequr vizitorë të huaj dhe vendas, të cilët shijojnë bukurinë e saj.Kjo zonë karakterizohet nga habitate të ndryshme të integruar në një ekosistem të vetëm. Shumëllojshmëria e habitateve dhe karakteristikat e tyre natyrore ose gati natyrore kanë krijuar kushtet e duhura për specie përfaqësuese të biodiversitetit.Ndër gjallesat e egra, specie me status të veçantë që konsiderohen globalisht të rrezikuara, janë karabullak...