Horoskopi i datës 29 janar 2021
Dashi
Sido që t'iu vijnë gjërat sot, optimizmi do ju shoqërojë gjithë kohës dhe do ju ndihmojë të arrini atje ku doni. Bëni vetëm kujdes t'i mbani larg ata që nuk ju duan. Nëse keni një lidhje, ndjenjat për partnerin do jenë më të thella dhe me te sinqerta. Edhe pse zakonisht nuk shpreheni shumë sot do veproni me delikatesë dhe do e bindni atë që keni në krah. Lidhjet që do krijoni ju beqarët do jenë të vështira për t’u shkëputur. Mos bëni premtime që tani. Në punë, përparimi juaj do vlerësohet nga disa, por mund të nxisë edhe xhelozinë herë pas here. Do bëni gjithçka që keni në dorë që financat të ruajnë ekuilibrin, madje do ulni shumë edhe shpenzimet e mëdha.
Demi
Dielli dhe Saturni do jenë “ilaçi” për çdo problem që do keni gjatë kësaj dite. Do i largoni dis...








