Njerëzit habiten të zbulojnë bimën me farat ‘qindra herë’ më helmuese se cianidi (fotot)-Çkemi News
Sikur të mos kishim kërcënimet e helmeve të ndryshme që na rrethojnë, Nëna natyrë di si t’i frikësojë më shumë robërit e saj.
Një bimë farat e të cilës mund të jenë qindra herë më helmuese se cianidi mund të qëndrojë e fshur në natyrë ose në kopshtin tuaj, shkruan rrjeti britanik Ladbible.
Cianidi është një përbërës kimik që merret nga disa bakterie, kërpudha e alga, por sasi më të mëdha mund të gjenden në shkarkuesin e makinës, në kimikate dhe disa fara bimësh.
Por duket se në natyrë ekziston një tjetër helm shumë më i fuqishëm se cianidi, për të cilin pak njerëz kanë dëgjuar por që mund të vrasë një njeri me vetëm katër-pesë fara.
Ricina është toksina e fuqishme, sipas raportimeve disa qindra herë më e fuqishme se cianidi, dhe...








