Horoskopi i datës 6 mars 2021
Dashi
Sot do mundoheni t’iu pëlqeni të gjithëve dhe në fakt falë mbështetjes së Venusit, do ja dilni mbanë. Mund të merrni edhe aprovime për disa kërkesa që keni bërë. Nëse keni një lidhje do i jepni prioritet absolut partnerit dhe marrëdhënia me të ka për të qenë shumë më e ngrohtë se më parë. Nuk do ju mungojë aspak imagjinata të dyja palëve. Ju beqarët do bëni mirë të dilni me miqtë ose kushërinjtë sepse në mjedisit e tyre shoqërore mund të gjeni personin e përshtatshëm. Në punë do i fiksoni mirë objektivat dhe do arrini atje ku keni dëshiruar përherë. Edhe gjendja e financave do përmirësohet aq shumë saqë edhe vetë do habiteni.
Demi
Urani do ju bëjë më shumë sesa duhet autoritarë sot dhe kjo do ju sjellë goxha probleme. Nëse jeni në një lidhje do grindeni gji...





