Përshkallëzohet protesta, uniformat blu tentojnë të shpërndajnë turmën e mijëra qytetarëve
Protesta kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë është përshkallëzuar.
Uniformat blu kanë tentuar të shpërndajnë turmën e mijëra qytetarëve të cilët protestojnë për të drejtat e tyre. Qytetarët kërkojnë ndryshimin e sistemit ekonomik, pasi sipas tyre prodhon vetëm rritje çmimesh, ndërsa kanë theksuar se taksat duhet të ulen urgjentisht.





