Tag: mister

Misteri i anijes së gjetur në Trekëndëshin e Bermudës: U gjet e braktisur, por brenda saj kishte një mesazh interesant
Kuriozitete

Misteri i anijes së gjetur në Trekëndëshin e Bermudës: U gjet e braktisur, por brenda saj kishte një mesazh interesant

 Trekëndëshi i Bermudës, rebelimi apo edhe piratët, të gjitha këto teori besohet se kanë lidhje me zhdukjen e anijes Karol A. Deering.     Megjithatë, gati 100 vite kanë kaluar që nga zhdukja misterioze e anijes, dhe nuk jemi as afër zgjidhjes së këtij sekreti. Kjo anije ishte ndërtuar në vitin 1919, kurse vetëm dy vite më vonë është gjetur e thatë dhe e braktisur jo larg ishullit Kroatan. Gjatë udhëtimit të fundit, si gjithmonë, kjo anije ishte pajisur mirë dhe është bërë gati për udhëtime të gjata. Me të transportonin qymyr në Rio de Janeiro, por që nga fillimi kishin hasur në probleme.       Kapiteni i saj ishte sëmurë dhe kështu u largua nga anija në ndalesën e parë në një port. Oficeri i parë dhe njëherit djali i kapitenit shkoi pas babai t...
Vetëm 20 vjeç! Historia e Artanit që u përdor pa e kuptuar nga grupi i “hackerave” në Tiranë që zhvatën 330 mln lekë
Teknologji

Vetëm 20 vjeç! Historia e Artanit që u përdor pa e kuptuar nga grupi i “hackerave” në Tiranë që zhvatën 330 mln lekë

Dija e tepërt dhe gatishmëria për ta vënë atë në ndihmë të të tjerëve, shpesh mund të të përplasë me telashe të mëdha. Në fund të muajit prill, Artani* festoi 20-vjetorin e lindjes. Ditëlindjet janë gjithmonë të bukura, por këtë të 20-vjetorit thotë se do ta mbajë mend më shumë jo për kapërcimin e dy dekadave, por për telashet që i mbinë atë ditë.     “Më mori në pyetje policia”, thotë ai në një rrëfim ekskluziv për gazetasi.al. Pse-në e shpjegon fill pas kësaj fjalie. “Ishte hapur një hetim për disa aktivitete të dyshimta online dhe IP-të e mia figuronin te kanalet e komunikimit të personave të dyshuar”, shton ai. Hetimet lidheshin me grupin e të rinjve që u arrestua dhe procedua me akuzën e mashtrimit kibernetik, pasi dyshohen për përvetësimin e shumave të konsiderues...
Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike”, braktiset qyteti me 2 milionë banorë
Bota

Të gjithë po ikin, situata është apokaliptike”, braktiset qyteti me 2 milionë banorë

Me mijëra njerëz janë larguar nga qyteti i Gomas në Kongo mes paralajmërimeve se vullkani i riaktivizuar të shtunën e kaluar, i cili vrau 32 persona, mund të shpërthejë sërish.     Këtë të premte, shumë pjesë të qytetit me 2 milionë banorë, ishin braktisur mes panikut. Shumë banorë u zhvendosën në qytetin më të vogël të Sake, ku u panë duke kërkuar ushqim nga banorët vendas. Mijëra të tjerë kaluan kufirin në Ruandën fqinje, në një nga kombet më të varfra të Afrikës.     Ushtria e Kongos bëri të ditur se ishte zbuluar llavë nën sipërfaqen e qytetit dhe ekzistonte rreziku që ajo të shpërthente, ose të dilte në ujërat e një liqeni aty pranë, ku mund të lëshonte gaz toksik. “Është një situatë e tmerrshme, apokaliptike. Të gjithë po ikin”, tha një banor vendas p...
Furia e ‘minjve kanibalë’ fajësohet për zjarre e epidemi në lindje të Australisë (fotot)
Kuriozitete

Furia e ‘minjve kanibalë’ fajësohet për zjarre e epidemi në lindje të Australisë (fotot)

Më parë ishin grerëzat vrasëse, pastaj “gjinkallat zombi”, ndërsa tani nga Australia vjen tmerri i minjve kanibalë, madje dhe ‘piro-maniakë’. Miliona minj në përhapjen më të madhe në disa dekada në Australi kanë nisur të hanë njëri-tjetrin e madje duke shkaktuar zjarre në shtëpitë e njerëzve, thonë raportimet nga vendi. “Kur ata nuk kanë më gjak, ose kur nuk kanë më fara për të ngrënë, ata nisin kanibalizimin, nisin të hanë njëri tjetrin,” tha Xavier Martin, kreu i shoqatës së fermerëve në New South Wales, për rrjetin ITV News. “Janë kafshë të neveritshme,” tha ai teksa miliona brejtës të pakontrolluar shiheshin të merrnin gjithçka përpara, në videot tronditëse nga vendi.               Situata është më e rëndë në rajonin e N...
Bill Gates parashikon të ardhmen/ Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie
Bota

Bill Gates parashikon të ardhmen/ Bota nuk do të përballojë një shtim popullsie

  Në blogun e tij personal, Bill Gates i është përgjigjur pyetjeve më interesante të ndjekësve dhe njëra prej tyre lidhej me të ardhmen e botës. Ngrohja globale, sipas tij, ka një rëndësi të jashtëzakonshme kur vjen fjala tek parashikime të tilla. “Situata do të përkeqësohet teksa ekosistemet natyrore zhduken. Migrimi larg zonave rreth ekuatorit do të jetë masiv, për shkak të rritjes së temperaturave. Nëse Toka ngrohet shumë, nuk do të përballojë dot më”, thotë miliarderi. Sipas tij, shanset për një të ardhme më të mirë do të varen nga zgjedhjet që bën gjithsecili prej nesh.         I pyetur nëse mund të arrihet objetivi i emetimeve zero deri në 2060, Gates theksoi se “kjo varet nga brezat e rinj. Nëse ata punojnë në këtë drejtim, dhe e sh...
E rrallë në Egjipt/ Zbulohen mumie me gjuhë të artë
Kuriozitete

E rrallë në Egjipt/ Zbulohen mumie me gjuhë të artë

  Arkeologët kanë zbuluar mumiet 2000-vjeçare me gjuhë të artë të në Egjiptin verior. Një ekip egjiptian-domenikan që punonte në tempullin Taposiris Magna të Aleksandrisë zbuloi 16 varre në shkëmb, metodë e njohur në epokën greke dhe romake. Brenda ishin mumiet e ruajtura dobët. Mendohet se të vdekurve iu dhanë amuleta me fletë ari, të formuara si gjuhë, në mënyrë që ata të mund të flisnin para oborrit të perëndisë Osiris në jetën e përtejme. Egjiptianët e lashtë besonin se Osiris ishte Zot i botës së krimit dhe gjykatës i të vdekurve. “Zoti” paraqitet me dekorime në kartonë, një material i bërë nga shtresa suvaje, liri dhe ngjitës, që mbështeste pjesërisht një nga mumiet, tha arkeologu kryesor, Kathleen Martinez i Universitetit të Santo Domingo. Dekoratat e praru...
Kamarieri zbulon kasafortën sekrete: Më ndihmuan fantazmat
Kuriozitete

Kamarieri zbulon kasafortën sekrete: Më ndihmuan fantazmat

  Një ngjarje e pazakontë dhe drithëruese vjen nga Camborne, Cornwall. Mësohet se një kamerier i një lokali ka gjetur të fshehur në shtëpinë e tij një kasafortë sekrete.         Dy vjet më parë, kamerieri i identifikuar si Rupert Ellis bleu një banesë në Camborne, Cornëall, ndërsa nuk ishte në dijeni se objekti dikur ka qenë zyra qendrore e Kompanisë së Mineraleve Tehidy. Sipas kamarierit, ndërtuesi i shtëpisë i ka deklaruar pronarit të tanishëm se në vitin 1980 në atë objekt është zbuluar një kasë minierash me një simbol që lexonte ‘T Withers and Sons’. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ka hasur dukuri të tjera të çuditshme. Ai thotë se shtëpia është ndërtuar rreth vitit 1832 nga familja e famshme Basset. Ellis, i cili zotëron barin Espressini ...
Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë do të vijnë”
Kuriozitete

Alienët na vizituan në vitin 2017, të tjerë do të vijnë”

  Një profesor i Harvardit pretendon se alienët kanë vizituar Tokën në vitin 2017 dhe beson se shumë të tjerë do të vijnë në vitet e ardhshme. Avi Loeb, i cili drejton Departamentin e Astronomisë në Universitetin prestigjioz të Harvardit, mendon se ka gjetur disa mbetje që i përkasin një civilizimi tjetër.     Sipas tij, një objekt i panjohur udhëtoi drejt sistemit diellor të Tokës më 6 Shtator 2017. Ai pretendon se ky objekt hapësinor iu afrua Tokës përpara se të lëvizte me shpejtësi drejt errësirës. Objekti u pikas për herë të parë nga observatori në ishullin Hawaii ku ndodhet teleskopi me definicionin më të lartë. Fillimisht shkencëtarët menduan se ishte një kometë e zakonshme, por sipas profesorit Loeb ishte objekt alien.       Dhe për këtë a...