Tag: luftrat botrore

Konflikti në Lindjen e Mesme, vogëlushja palestineze rrëfehet
Bota

Konflikti në Lindjen e Mesme, vogëlushja palestineze rrëfehet

Ndonëse 10 vjeçe, ajo flet me pjekurinë e një të rriture ku kërkon arsyet se përse po ndodhin këto trazira. Teksa shikon banesat e shkatërruara rreth asaj, vajza thotë: “Çfarë prisni prej meje (I drejtohet kameras)? Ta rregulloj?”       Më tej ajo shton: “Jam vetëm 10 vjeç. Pse, po na e bëni këtë, e meritojmë? Çfarë kemi bërë ne? Mami më tha se ata na urrejnë ne”.  
Merkel: Solidaritet me Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes
Bota

Merkel: Solidaritet me Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes

Kancelarja gjermane Angela Merkel bisedoi sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin e Gjermanisë me Izraelin. Merkel tha se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe dënoi vazhdimin e sulmeve me raketa ndaj Izraelit, nga Rripi i Gazës, raporton AP. Kancelarja gjermane tha se shpresonte që përplasjet të mbaronin shpejt, duke pasur parasysh viktimat midis civilëve në të dy palët. Kabineti i Merkel deklaroi se ajo vuri në dukje se qeveria gjermane do të vazhdojë të “reagojë me vendosmëri kundër protestave në Gjermani, ku urrejtja dhe antisemitizmi po përhapen”. Një nga kandidatët kryesorë për pasardhësen e Merkel, Analena Berbock nga të Gjelbrit gjermanë, dënoi sulmet me raketa nga Hamasi ...
Historia e konfliktit izraelito-palestinez/ Si filloi dhe pse nuk është zgjidhur?
Bota

Historia e konfliktit izraelito-palestinez/ Si filloi dhe pse nuk është zgjidhur?

Një përshkallëzim i luftimeve midis izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë për një “luftë më të zgjeruar në rast se nuk do të ndalet”. Sipas BBC, dhuna e fundit pasoi në një muaj të tensionuar në Jerusalem, edhe pse konflikti ka vazhduar për dekada. Të paktën 145 njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Dhjetë u vranë në Izrael, duke përfshirë një djalë pesë vjeç dhe një ushtar. Si filloi konflikti? Britania e Madhe mori kontrollin e zonës së njohur si Palestina pasi sundimtari i asaj pjese të Lindjes së Mesme që nga Perandoria Osmane, u mund në Luftën e Parë Botërore. Zona ishte e banuar nga pakicë hebreje dhe shumicë arabe. Tensionet midis dy popujve u rritën kur bashkësia ndërkombëtare u d...
Poloni: Aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore
Bota

Poloni: Aty ku nisi Lufta e Dytë Botërore

  1 Shtator 1939! Aviacioni ushtarak gjerman sulmoi Vielunin në Poloni - ngjarja shënoi fillimin e Luftës së II Botërore. Dy dëshmitarë të kohës e përjetuan si fëmijë sulmin. 80 vjet më pas ata rrëfejnë se ç'ka ndodhur. Zofia Burchacinska dhe Marian Kubalczyk e kanë përjetuar si fëmijë fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në shtëpinë e tyre në qytetin e vogël Vielun, asokohe ndodhej shumë pranë kufiri lindor i Rajhut Gjerman. Në mëngjes herët më 1 shtator  1939 qyteza u sulmua prej aviacionit ushtarak gjerman. Gjatë një sulmi pothuajse të njëkohësishëm në Westerplatte pranë Gdanskut një njësi polake bëri rezistencë kundër sulmit gjerman. Kundër sulmeve nga ajri në Vielun nuk pati mbrojtje. Avionët bombardues gjerman hodhën bomba ndaj qytetit dhe qëlluan ndaj njerëzve me armët që kis...
Telegrami i Musolinit, një ditë para pushtimit të Shqipërisë
Histori

Telegrami i Musolinit, një ditë para pushtimit të Shqipërisë

  Telegrami n. 87780 Romë, 6 Prill 1939 “Nëse nesër në mëngjes gjatë zbarkimi ju shfaqet ndonjë lajmëtar nga Zogu, dëgjojeni atë dhe më raportoni mua me telegraf. Nga ana tjetër, nëse askush nuk ju thotë gjë, vazhdoni zbarkimin duke shkatërruar çdo rezistencë.” Lidhja n.2 në f.1000 op. datë 15 Maj 1939./A.C
Foto/ Njihuni me bukuroshet armene që po luftojnë ashpër kundër Azerbajxhanit…
Bota

Foto/ Njihuni me bukuroshet armene që po luftojnë ashpër kundër Azerbajxhanit…

  Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është në ditën e gjashtë, ku përplasja mes shteteve po bëhet më e fortë. Përleshjet vazhduan edhe gjatë natës së djeshme, ndërsa raportohet se ushtria azerbajxhanase mori kontrollin e kodrave strategjike në Madagiz. Ndërkohë pesë automjete të blinduara të ushtrisë armene u shkatërruan. Mediat turke shkruajnë se njerëzit në Armeni filluan të humbnin besimin e tyre tek kryeministri Nikol Pashinyan. Nga ana tjetër, gruaja e Pashinyan, Anna Hakobyan po përpiqet që të japë një mesazh uniteti duke vizituar të plagosurit. Pjesë e ushtrisë armene janë edhe gra e vajza. Mediat e huaja kanë publikuara disa foto të grave bukuroshe që po marrin pjesë në luftimet e ashpra ndaj ushtrisë azerbajxhanase. Ju ftojmë të njiheni me to....
Karabaku Malor – Forcat azerbajxhanase neutralizojnë 2.300 trupa armene
Bota

Karabaku Malor – Forcat azerbajxhanase neutralizojnë 2.300 trupa armene

  Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi të mërkurën herët se luftimet e ashpra kanë vijuar përgjatë tërë natës. “Në datat 27-30 shtator kanë vdekur dhe janë plagosur 2.300 ushtarë të Armenisë, si dhe janë shkatërruar rreth 130 tanke e mjete të blinduara, mbi 200 topa e sisteme raketash, gati 25 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 pozicione të komandës dhe vrojtimit, 5 depo municionesh, rreth 50 armë kundërtank dhe 55 automobila”, thuhet në komunikatën e Ministrisë. Pasi thekson se gjatë luftimeve të 29 shtatorit është neutralizuar edhe një sistem i mbrojtjes ajrore “S-300” i Armenisë në Shushekend, vendbanim në rajonin e pushtuar të Khojavendit, Ministra bën me dije se është parandaluar edhe sulmi i ndërmarrë të mërkurën herët nga forcat armene të grumbulluara...
Në foto/ Përplasjet më të ashpra që nga vitet 1990 mes Azerbajxhanit dhe Armenisë
Bota

Në foto/ Përplasjet më të ashpra që nga vitet 1990 mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

  Luftimet u përshkallëzuan ashpër të hënën midis Azerbajxhanit dhe rajonit të Nagorno-Karabakh ku të paktën 29 njerëz u vranë në një ditë të dytë të përplasjeve të rënda. Të dy palët goditën njëra-tjetrën me raketa dhe artileri në shpërthimin më të ashpër të konfliktit në më shumë se një çerek shekulli. Çdo lëvizje drejt një lufte të gjithanshme mund të tërheqë fuqitë e mëdha rajonale Rusinë dhe Turqinë. Moska ka një aleancë mbrojtëse me Armeninë, ndërsa Ankara mbështet të afërmit e saj etnikë turq në Azerbajxhan. Autoritetet e Nagorno-Karabakh thanë se 27 ushtarë të tyre ishin vrarë në luftime me forcat Azere të hënën, pasi thanë se 31 ushtarë të saj ishin vrarë të Dielën dhe rreth 200 të plagosur kur Azerbajxhani sulmoi. Ata thanë gjithashtu se kishin rimarrë...