Truri i njeriut dhe universi kanë ngjashmëri të çuditshme strukturore
Strukturat e perceptueshme të pafundësisë së universit, janë çuditërisht shumë të krahasueshme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor, thonë së fundmi studiuesit. Një astrofizikant i Universitetit të Bologna dhe një neurokirurg i Universitetit të Verona në Itali, thonë se universi është shumë i ngjashëm me trurin.
Dy shkencëtarët italianë kanë gjetur një përshtatje thuajse magjike në teorinë e tyre të trurit-galaktikë, duke thënë se sipas perceptimit aktual të ndërtimit të universit, forma e tij nuk mund të jetë diçka tjetër, përveçse shumë e ngjashme me rrjetet e neuroneve të trurit njerëzor.
Franco Vazza i Universitetit të Bologna dhe neurokirurgu Alberto Feletti kanë dokumentuar ngjashmëritë e jashtëzakonshme mes rrjetit të galaktikave kozmike dhe ...








