Porta e Ferrit’/ Gropa gjigante 30m e gjerë hapet në pistën e rezortit të famshëm të skive në Rusi (fotot)
Një gropë gjigante më shumë se 30 metra e gjerë është shembur pranë një rezorti të famshëm skish në Rusinë qendrore, në pronësi të një kompanie të lidhur me manjatin Roman Abramovich.
Shembja në dëborë ndodhi pranë minierës Sheregesh në rajonin siberian të Kemerovo, të njohur për rezortin e frekuentuar të skive.
Banorët e katër shtëpive pranë shembjes së pazakontë u zhvendosën nga frika e zgjerimit të saj, por deri tani nuk raportohet për lëndime.
Incidenti ndodhi në minierën e hekurit në pronësi të një kompanie ndërkombëtre të lidhur me milionerin ruso-britanik Roman Abramovich.
Në pamjet nga vendngjarja tregohet gropa masive pranë rrugës së makinës dhe një shtëpi që thuajse është përfshirë nga shembja.
Një zëdhënës i qeverisë lokale të Tashtagol tha: “Shembje ...








