Shenja që duhet të ketë kujdes me buxhetin, Horoskopi i datës 6 dhjetor 2023
Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi.
Demi
Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, p...








