Tag: luftrat botrore

Shtëpia e Bardhë: SHBA po përgatit Ukrainën në rast se Rusia e sulmon me armë kimike dhe biologjike
Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA po përgatit Ukrainën në rast se Rusia e sulmon me armë kimike dhe biologjike

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i vijnë në ndihmë Ukrainës në rast se kjo e fundit sulmohet me armë kimike ose biologjike. Sipas Shtëpisë së Bardhë Ukraina po furnizohet me pajisje nga SHBA-të në rast se Rusia vendos ta sulmojë atë me armë të shkatërrimit në masë.       Sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, Ukraina po furnizohet me pajisje mbrojtëse pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore paralajmëruan se Rusia mund ta sulmonte vendin me armë kimike dhe biologjike.       Sipas SHBA-ve, Rusia mund të orkestrojë një operacion të rremë për të goditur më pas me armë kimikë dhe biologjike.
A po vdesim?”, zbulohet shkaku i helmimit të oligarkut rus Abramovich gjatë kohës që negocionte fundin e luftës në Ukrainë
Bota

A po vdesim?”, zbulohet shkaku i helmimit të oligarkut rus Abramovich gjatë kohës që negocionte fundin e luftës në Ukrainë

Roman Abramovich pyeti ‘a po vdesim?’ pasi u helmua me një agjent kimik në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi. Ish-pronari i Chelseat po vuante simptoma të rënda pasi ra në kontakt me agjentin kimik kimikë të përdorur edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, Chloropicrin ose një dozë të ulët të Novichok, thonë ekspertët.       Gazetari investigativ Christo Grozev, i cili udhëhoqi hetimin në incidentin tronditës, tha se një ekip ekspertësh ranë dakord se kimikati i kohës së luftës ishte ai që kishte më shumë gjasa të përdorej në sulm. Që atëherë doli se miliarderi ndihej aq keq saqë e pyeti shkencëtarin që e kishte ekzaminuar nëse po vdiste, raportoi New York Times.   Abramovich dhe negociatorët e tjerë të paqes pësuan simptoma dobësuese, duke përfshirë verbëri ...
Trupat e pajetë të rusëve ‘mbushin’ rrugët e Kharkivit! Ukrainasit rimarrin Irpinit
Bota

Trupat e pajetë të rusëve ‘mbushin’ rrugët e Kharkivit! Ukrainasit rimarrin Irpinit

Prej dy muajsh rusët po po luftojnë për të marrë Ukrainën, por pamjet nga qytetet ukrainase tregojnë se ata po lënë eshtrat e tyre rrugëve. Në Kharkiv, të cilin ata vetë e kthyen në një qytet fantazme duke e bombarduar egërsisht ,  trupa e pajetë të tyre kanë mbushur rrugët, ndërsa Lufta tashmë ka hyrë në muajin e dytë dhe në shumë zona forcat ruse duken se qëndrojnë të palëvizura. Forcat ukrainase ndërkohë kanë marrë përsëri kontrollin e plotë të qytetit të Irpin, disa milje larg Kievit. Kryebashkiaku Oleksandr Markushyn tha se Irpin ishte “çliruar” dhe se ushtarët rusë po iu bëhej thirrje të dorëzoheshin.       Qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol, nga ana tjetër është në prag të një katastrofe humanitare dhe duhet të evakuohet plotësisht, tha kryebas...
Korrierët e ushqimit hakuan një bazë të dhënash, zbulohet vendndodhja sekrete e vajzës së Putinit
Bota

Korrierët e ushqimit hakuan një bazë të dhënash, zbulohet vendndodhja sekrete e vajzës së Putinit

Është zbuluar vendndodhja sekrete e vajzës së Vladimir Putin dhe nënës së saj. Kjo u zbulua nga korrierët ushqimorë, të cilët hakuan një bazë të dhënash duke zbuluar apartamentin luksoz me një vlerë prej 1.7 milionë paund në Shën Pertersburg. Nëna e Rozovës, 45-vjeçarja Svetlana Krivonogikh, është një nga femrat më të pasura të Rusisë, e cila nga një pastruese u shndërrua në multimilionere që ka rreth 74 milionë paund pasuri financiare dhe pronësi. Ajo nuk i ka komentuar pretendimet se vajza e saj Luiza është e bija e Presidentit rus, as Luiza nuk e ka konfirmuar diçka të tillë. Dyshimet për vajzën e fshehtë u transmetuan nga një media e pavarur që më vonë u bllokua nga autoritetet ruse.  
Ukraina do të hetojë videot makabre të vrasjeve e abuzimeve të robërve rusë të luftës (fotot)
Bota

Ukraina do të hetojë videot makabre të vrasjeve e abuzimeve të robërve rusë të luftës (fotot)

Ukraina është zotuar të hetojë pamje të rënda të publikuara ku besohet se shihen abuzime të tmerrshme të të burgosurve rusë të luftës, mes të cilave disa shihen që qëllohen me armë në këmbë. “Qeveria po i merr seriozisht pretendimet, dhe do të ketë një hetim të shpejtë,” tha dje këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, raportonte e përditshmja amerikane Washington Examiner . “Ne jemi një ushtri evropiane, nuk abuzojmë me të burgosurit. Nëse kjo rezulton të jetë e vërtetë është një sjellje absolutisht e papranueshme,” tha këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky. Në një prej videove shiheshin ushtarë ukrainas që zbrisnin nga një kamion tre ushtarë rusë, pak para se të burgosurit të qëlloheshin me plumba në këmbë. Në një tjetër, fytyra të përgjakura të të burgosur...
Flakët dhe tymi mbuluan vendin, çfarë ndodhi gjatë shpërthimit në Lviv
Bota

Flakët dhe tymi mbuluan vendin, çfarë ndodhi gjatë shpërthimit në Lviv

Një objekt industrial në Lviv i përdorur për ruajtjen e karburantit u dogj si rezultat i një sulmi nga dy raketa ruse këtë të shtunë, ku mbetën të plagosur 5 persona. Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi , tha se shpërthimi ishte sulm ushtarak nga rusët. Përmes një postimi në Twitter, Sadoyvi këshilloi banorët që të vazhdojnë të qëndrojnë në strehimore derisa të ndalojë alarmi. CNN shkruan se ekziston mundësia për një tjetër shpërthim në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.       Gjatë momentit kur ndodhi shpërthimi,  presidenti i SHBA, Joe Biden ndodhej në Varshafë, shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Si mund t’i japë fund luftës ish-mësuesja e Vladimir Putin?
Bota

Si mund t’i japë fund luftës ish-mësuesja e Vladimir Putin?

Një person mund të bindë presidentin rus Vladimir Putin që t'i japë fund luftës me Ukrainën. Sipas mediave të huaja, ky person është Vera Dmitrijevna Gurevitch. Ajo është mësuesja e Putinit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë të shkollës. Por, Gurevitch nuk është thjesht një mësuese për Putinin. Ajo ishte një model për të. Kjo për shkak se nëna e Puinit, Maria Ivanovna kishte pësuar trauma të shumta psikologjike në jetë. Dy djemtë e saj, para Vladimirit vdiqën gjatë luftës në Leningrad (Shën Petersburg i sotëm). Vetë Maria pothuajse vdiq nga uria në Shën Petersburg. Asaj i ra të fikët, ndërsa banorët e qytetit e transportuan pranë trupave të kufomave, ku e lanë derisa u shërua. Një foto e Putinit, 5 vjeç i ulur në krahët e nënës së tij tregon gjithçka për anën ...
Zyrtari rus: Do përdorim armë bërthamore vetëm nëse na kërcënohet ekzistenca si shtet
Bota

Zyrtari rus: Do përdorim armë bërthamore vetëm nëse na kërcënohet ekzistenca si shtet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se askush nuk e ka menduar ndonjëherë se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë do të zgjaste vetëm disa ditë. Për çështjen e armëve bërthamore, e cila është ngritur vazhdimisht që nga fillimi i luftës, ai tha se Rusia do t’i përdorte ato vetëm nëse do të kërcënohej ekzistenca e vetë vendit. Peskov përsëriti gjithashtu kërkesat e Putinit, duke thënë se qëllimet kryesore të operacionit janë të heqin qafe potencialin ushtarak të Ukrainës, për të siguruar që Ukraina të jetë një vend neutral. Ai gjithashtu pohoi se Rusia ka sulmuar vetëm objektiva ushtarake, pavarësisht se në raporteve të shumta thuhet se Rusia ka sulmuar edhe civilë.