Dhuna kundër grave/ Duhet thyer heshtja
Një në katër gra ka qenë të paktën një herë në jetë viktimë e dhunës në familje. Pandemia e Coronës e ka përkeqësuar situatën e të prekurave dhe i ka ndryshuar ofertat e ndihmës.
Sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave është sidomos këtë vit shumë i rëndësishëm, sepse pandemia e Coronës e ka përkeqësuar gjendjen e të prekurave nga dhuna në familje. Familjet dhe çiftet kalojnë më shumë kohë së bashku, kjo sjell më shumë grindje mes tyre, shpesh më shumë zemërata dhe dhunë.
Përmes kufizimit të kontakteve janë pakësuar mundësitë e shpëtimit nga kjo situatë. Prandaj duket se mundësitë e këshillimit, Shtëpitë e grave, banesat e shpëtimit dhe ofertat e tjera të ndihmës janë sot shumë më të rëndësishme.
Këtë e konfirmon edhe Johanna Donau. Ajo është punonjësve ...

