Thomas Strakosha bën publike lidhjen, kjo është vajza që i ka vjedhur zemrën
Strakosha ka zyrtarizuar lidhjen.
Thomas Strakosha ka bërë publike lidhjen e dashurisë me modelen Esther Adjoa Asiedu, shkruan lajmi.net.
Ai duket tejet i lumtur në fotografitë që ndan kohë pas kohe në rrjete sociale, ku shfaqet krah të dashurës.
Së fundi, ai postoi një tjetër imazh pranë bukuroshes, duke treguar se zemra e tij tashmë është e ‘kyçur’.
Në atë foto, dyshja kishin dalë për të darkuar së bashku, ndërsa Esther po i dhuronte atij një puthje në faqe.
“Zemra ime është e kyçur”, shkruan futbollisti krahas fotos me partneren. /Lajmi.net/




