Tag: Policia e Shtetit

U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë/ Gjykata shpall fajtor të akuzuarit për trafik droge
Albania

U arrestuan në megaoperacionin në Sarandë/ Gjykata shpall fajtor të akuzuarit për trafik droge

Gjykata e posaçme ka shpallur fajtor të arrestuarit e megaoperacionit të Sarandës për trafik droge. Kështu të pandehurit Petrit Nanaj, Keidi Sadushi, Armando Zholi, Florenc Llanaj, Kujtim Zmalaj, Adrian Xhibro, Edvin Xhibro, Mikel Jorgji, Odise Ymeri, do ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Lartë. Të pandehurit Sara Hatia, Jonida Jorgji, Ervin Hysaj, Trimosh Leskaj, Elton Llanaj, Artan Hoxha, Donaldo Nela, dhe Andrea Caca, ta kryejnë dënimin në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme. Sipas hetimeve të SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i dedikuar kryesisht në drejtim të trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.         Lënda narkotike e llojit “Cannabis Sativa”, trafikohej nga...
Vrau gjyqtarin e njohur Giovanni Falcone, lirohet nga burgu njeriu më besnik i Toto Rinas, kreut të ‘Costra Nostra-s’
Bota

Vrau gjyqtarin e njohur Giovanni Falcone, lirohet nga burgu njeriu më besnik i Toto Rinas, kreut të ‘Costra Nostra-s’

Giovanni Brusca është liruar nga burgu pas 25-vjetësh heqje lirie. Ai njihet si një nga personat më besnik të Toto Rinas, kreut të bandës famëkeqe të Cosa Nostra-s. Brusca akuzohet për qindra vrasje, por ndër ato që bëri më shumë bujë, ishte atentati ndaj ish-gjyqtarit të njohur Giovani Falcone dhe bashkëshorte së tij Francesca Morvillo. Brusca ishte arrestuar në vitin 1996, e më pas, shprehu pendesën, duke bashkëpunuar me policinë. Lirimi i ish-mafiozit ka tronditur mbarë opinionin italian. “Është një lajm që sigurisht nuk më lumturon aspak. Është një fyerje për njerëzit që vdiqën në atë masakër. Kanë kaluar 29 vjet nga ajo ditë, por as Falcone, as gruaja e tij, as djemtë që e shoqëronin atë nuk do të mund të kthehen më në jetë. Në çfarë vendi jetojmë?” Këto janë fjalët...
Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 19-vjeçari
Albania

Sherri me thika në Durrës/ Arrestohen 2 persona, nën hetim 19-vjeçari

Pas sherrit të ndodhur mbrëmë në zonën e plazhit në Durrës mes 3 prsonash, janë arrestuar dy prej tyre, kurse 19-vjeçari është vënë nën hetim. L.B., 27 vjeç dhe vëllezërit A.H., 23 vjeç e A.H., 19 vjeç janë konfliktuar për shkaqe banale dhe më pas janë goditur me thikë. A.H., 23 vjeç  ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. DVP Durrës Vihen në pranga tre shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit L.B., 27 vjeç dhe A.H., 23 vjeç, banues në Durrës si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit A.H., 19 vjeç,  banues në Durrës, pasi, më datë 29.05.2021,  në lagjen Nr. 13, Durrës pas një konflikti për motive të dobëta janë goditur me mj...
Laborator kanabisi në Krujë me llamba e fidanë/ 16 të arrestuar, në kërkim 24, mes tyre edhe gra
Albania

Laborator kanabisi në Krujë me llamba e fidanë/ 16 të arrestuar, në kërkim 24, mes tyre edhe gra

Operacioni policor anticanabis ka rritur të arrestojë 16 persona, të cilët kultivonin kanabis në një ambient të përshtatur me llamba. Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “AGIMI”. Operacioni i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Në operacion  Renea, FNSH e Tiranës dhe e Fierit dhe DVP Durrës. Arrestohen 16 persona, shpallen në kërkim 24, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Strukturat e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim  parandalimin e kultivimit të canabisit kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Agimi”,  në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë. Bazuar  në të dhënat e mbledhura nga  monitorimet me drone të kryera  ...
Iu futën në banesë dhe e grabitën, ky është pronari që u dhunua nga hajdutët. Gruaja dhe fëmijët, të traumatizuar
Aktualitet

Iu futën në banesë dhe e grabitën, ky është pronari që u dhunua nga hajdutët. Gruaja dhe fëmijët, të traumatizuar

Mbrëmjen e djeshme një banesë në fshatin Spiten të Lezhës ka rënë pre e disa grabitësve, të cilët kanë mundur të marrin prej aty një shumë lekësh së bashku me 2 aparate celularë. Top Channel mëson se personi i dhunuar është kryefamiljari Gjergj Docaj. Ai është transportuar në urgjencën e Spitalit të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se bashkëshortja me dy fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga kjo ngjarje. “Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë”, njoftoi pak më parë policia e Lezhës. Aktulisht në Komisariat janë shoqëruar disa persona që dyshohet të...
Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, mbërrin në vendngjarje Ardi Veliu
Te Fundit

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Elbasan, mbërrin në vendngjarje Ardi Veliu

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur në vendngjarje mbrëmjen e sotme pas ekzekutimit të 41-vjeçarit. Everest Çaka mbeti i vdekur mbrëmjen e sotme, pasi u qëllua me armë ndërsa po udhëtonte me bashkëshorten e tij, e cila mbeti e plagosur.           Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari
Te Fundit

Atentati në Vlorë/ Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës që të con në fshatin Kaninë, i njohur ndryshe si Bishti i Kalldrëmit, ku u plagos një 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital. Policia bën me dije se i bënë atentat teksa po lëvizte me automjetin tip “BMW”. Mbetet ende i paqartë identiteti i viktimës dhe arsyeja përse ishte shënjestër e atentatit.         Njoftimi i policisë Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana  ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin   B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuro...