Kreu i ushtrisë serbe viziton kufirin me Kosovën: Jemi të gatshëm për të sulmuar
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot pjesën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të angazhuara në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.
Ministria e Mbrojtjes serbe shkruan se me atë rast, Mojsiloviç shqyrtoi nivelin e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura serbe në zonën e bazave “Tabalije” dhe “Rudnica” dhe aftësinë e tyre për të reaguar shpejt në rast nevoje dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të vendit.
Në dritën e ngjarjeve të fundit në Kosovë, Mojsiloviç shprehu kënaqësinë e tij për gatishmërinë e lartë luftarake të forcave të Forcave të Armatosura Serbe dhe faktin se ushtarët dhe oficerë...







