Tag: moti

Rikthehet i nxehti ekstrem, me Europën “përvëlohet” dhe Ballkani!
Albania

Rikthehet i nxehti ekstrem, me Europën “përvëlohet” dhe Ballkani!

Temperaturat mbytëse po rikthehen në disa pjesë të Europës, e cila sa po e merrte veten nga vala e pazakontë përvëluese e kohëve të fundit. Thatësira të mëdha e zjarre pyjore kanë pllakosur Spanjën e Portugalia, ndërsa zhiva e termometrit shënoi rritje edhe në Francë e Mbretërinë e Bashkuar. Piku i temperaturave atje pritet të enjten; autoritetet franceze po mendojnë të anulojnë spektaklin tradicional me fishekzjarrë të ditës së pavarësisë nga frika se kjo mund të shtojë rrezikun e zjarreve. Valët e të nxehtit thotë BBC, po bëhen më të shpeshta, më intensive e më të zgjatura, dhe kjo, për shkak të ndryshimeve klimatike. Planeti është ngrohur tashmë me 1.1 gradë Celsius që prej fillimit te erës industrial. The Guardian thotë se në disa pjesë të gadishullit Iberik, janë mb...
Temperaturat deri në -8 gradë, si do të jetë moti të dielën
Ckemi

Temperaturat deri në -8 gradë, si do të jetë moti të dielën

Vendi ynë në pjesën më të madhe paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku parashikohet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta të cilat më të dukshme do të jenë në veri të vendit.       Por herë pas here vranësirash do të krijojnë mundësi për shfaqje të flokëve të dëborës në verilindje të territorit. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesitë duke luhatur vlerat ditore nga -8 gradë celsius deri në 11 gradë celsius./  
Ckemi

Parashikimi i motit/ Mbërrin i ftohti polar, termometri kap vlerën e -9 gradëve

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -9°C në 00°C, në zonat e ulëta nga -3°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 00°C në 07°C. Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.         Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -12°C në -6°C dhe në zonat e ulëta nga -09°C në -4°C. Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të v...
Australia po përvëlohet/ Temperatura shkon në 50 gradë në hije
Bota

Australia po përvëlohet/ Temperatura shkon në 50 gradë në hije

Autoritetet australiane kanë raportuar se temperaturat të enjten kanë arritur në 50.7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962. Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, ndërsa rekordi i viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë. Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten. Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.       Përveç Onslout, edhe qytezat e tjera si, Mardi dhe Robërn, kanë regjistruar temperatura mbi 50 gradë Celsius të enjten. Valët e nxehtësisë janë duke u bërë gjithmonë e m...
Shi në plazh”/ Qytetarët nuk braktisin detin, me çadra në duar frekuentojnë pjesët “pikante” të Adriatikut (FOTO)
Albania

Shi në plazh”/ Qytetarët nuk braktisin detin, me çadra në duar frekuentojnë pjesët “pikante” të Adriatikut (FOTO)

Edhe pse kjo e diel është mbizotëruar nga reshje të dendura shiu në të gjithë territorin e vendit, qytetarët, nuk e kanë braktisur bregdetin. Në fotot e siguruara nga LSA, shihen grupe njerëzish duke përshkruar bregdetin e Adriatikut. Me çadra në duar, ata shihen teksa shëtisin përgjatë rërës.       Në fotot në fjalë, qielli duket i gjithi gri nga “kapriçot” e motit. Pista që të dërgon në mes të detit, është frekuentuar nga shumë pushues në këtë ditë të fundit të javës.         Ndërsa shezlonget, “vuajnë” nga prania e njerëzve. Sinoptikantja Lajda Porja, tha se stuhia pritet të përfundojë brenda mbrëmjes së sotme, ndërsa shpejt, vendin do ia lë diellit dhe temperaturave që do të shkojnë deri në 35 gradë celsius. Për më shumë ju ftojmë të n...
Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur, Merkel në zonat e dëmtuara
Bota

Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur, Merkel në zonat e dëmtuara

Dy shqiptarë janë mes viktimave që shkaktuan përmbytjet katastrofike në Europë. Çifti nga Peja jetonte në Gjermani. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja është ende nën gërmadha. Deri tani, 188 persona që kanë humbur jetën, por numri pritet të rritet, teksa uji largohet nga qytetet. Mbi 3000 persona rezultojnë të zhdukur. Menjëherë pasi u kthye nga Uashingtoni, kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi pranë zonave të prekura. Ajo i  përshkroi përmbytjet që kanë mbërthyer një pjesë të mirë të Europës, si tmerrësisht të rënda. “Është e frikshme! Vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar këtë shkatërrim. Megjithatë, është mbreslënëse të shohësh njerëz që qëndrojnë së bashku, dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”. Merkel premtoi ndihmë financiare për të ...
Stuhi shiu në vend/ Plazhet u boshatisën në Durrës e Shëngjin, por jo në Vlorë
Albania

Stuhi shiu në vend/ Plazhet u boshatisën në Durrës e Shëngjin, por jo në Vlorë

I gjithë vendi u pushtua nga stuhi shiu këtë të dielë, veçanërisht në orët e pasdites. Sipas Meteoalb, reshjet e shiut nga 20 deri në 50 milimetër, u intensifikuan ne Pukë, Kukës, Dibër, Burrel, Rrëshen, Krujë, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Këto sasi konsiderohen problematike për kohën e shkurtër, por në mbrëmje do të ulet intensiteti i tyre. Ndryshimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar vonesa të vogla në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në Durrës. Paraditen mbërritën me rreth 1 orë më vonë 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa zbriten 4 mijë udhëtarë. Deti regjistron një forcë prej 4-5 ballësh, e cila nuk e ka ndërprerë lundrimin. Kapiteneria e Durrësit bën me dije se forca e detit nuk do të jetë problem për lundrimet në orët në vazhdim, ndërsa reshjet e shiu...
Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Aktualitet

Reshje dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 07°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 13ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C. Era do të jetë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.       Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C në 16°C dhe në zonat e ulëta nga 09°C në 18°C. Në fotot e mëpo...