Mukormikoza; India regjistron të paktën 4,300 vdekje nga sëmundja e ‘fungusit të zi’ (fotot)
Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur nga “fungusi i zi” në Indi, epidemia në rritje që sipas raportimeve prek kryesisht pacientët e Covid-19.
India ka raportuar 45,374 raste të sëmundjes infektive të rrallë e të rrezikshme të mukormikozës ose ndryshe fungusi i zi, ka njoftuar ministri i shëndetësisë Mansukh Mandaviya.
Sëmundja prek hundën, sytë e nganjëherë dhe trurin, sipas tij në një kohë përafërsisht prej 12-18 ditë pas shërimit nga Covid-19.
Ministria tha se gjysma e të infektuarve janë ende duke marrë trajtim.
Doktorët besojnë se fungusi infektues ka lidhje me steroidët që përdoren për trajtimin e Covid-19, dhe bën më të rrezikuar diabetikët.
Steroidët përdoren për reduktimin e inflamacionit në mushkëri të shkaktuar nga Covid-...








