Tag: Termetet

Alarm për cunami? Një tërmet i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda
Bota

Alarm për cunami? Një tërmet i fuqishëm godet këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Atacama në Kilin qendror, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC). Tërmeti goditi të martën, 123 km në veriperëndim të La Serena dhe në një thellësi të vlerësuar prej 30 km, tha EMSC.   Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga ky tërmet.
Tërmet 4.9 ballë mes ishullit grek dhe Turqisë
Bota

Tërmet 4.9 ballë mes ishullit grek dhe Turqisë

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pak më parë mes Samosit dhe Turqisë. Konkretisht, sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 07:19 të mëngjesit, me qendër 25 kilometra në veri-verilindje të Vatheos Samos.   Megjithatë, thellësia fokale e tërmetit është llogaritur në 12.9 kilometra.
Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballë godet kufirin kinez
Bota

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballë godet kufirin kinez

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë, raportoi më 22 janar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mëdha.   Televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.   Tërmeti u regjistrua në orën 02:00, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 27 kilometrash. Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në rajonin Ksinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu.   Pak kohë pas dridhjeve të para të tokës, edhe tri tërmete të tjera u regjistruan në këtë zonë, me 5.5, 5.1 dhe 5.0 shkallë të Rihterit. Shërbimi Gjeologjik i SH...
Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë trondit Krandin dhe Leonidion në Greqi
Bota

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 4.8 ballë trondit Krandin dhe Leonidion në Greqi

  Banorët në Kranidi dhe Leonidio në gadishullin e Peloponezit janë zgjuar nga një lëkundje e fuqishme tërmeti me fuqi 4.8 shkalla Rihter. Tërmeti ka ndodhur në orën 7:20 të mëngjesit në zonën detare midis Kranidit dhe Leonidios, konkretisht 16 km në verilindje të Leonidios në Gjirin Argolik, në një thellësi prej 14.5 km.   Sipas të dhënave  të Institutit Gjeodinamik, tërmeti është ndjerë edhe në gjithë luginën e Athinës. “Bëhet fjalë për një zonë që nuk ka veprimtari të shpeshtë sizmike, megjithëse ka struktura të mëdha dhe thyerje, por do të shohim evoluimin e fenomenit”, ka deklaruar kreu i Organizmit të Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmeti Efthimios  Lekkas, duke shtuar se,  ende nuk e dimë nëse ky është t...
Pas tërmetit 4.5 ballë, qytetarët e Lushnjës dalin në rrugë
Albania

Pas tërmetit 4.5 ballë, qytetarët e Lushnjës dalin në rrugë

Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë. Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe po qëndrojnë në rrugë, pavarësisht temperaturave të ulëta. Pak minuta pas mesnate, një tërmet 4.5 i shkallë Rihter u regjistrua në Dushk të Lushnjës. Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën, trasnmetin TCH.
Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera
Albania

Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta pas mesnate në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti 4.6 i shkallës Rihter dhe thellësi 10 kilometër, kishte epiqendrën në Dushk të Lushnjës   Sipas raportimeve të korrespondentëve tanë, lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Durrës, Lushnjë, Elbasan e Vlorë. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka dëme materiale nga lëkundjet që zgjatën disa sekonda
Tërmet i fuqishëm në Afganistan
Bota

Tërmet i fuqishëm në Afganistan

  Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6, ka goditur Afganistanin, sipas një vlerësimi nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC). Epiqendra e tërmetit është rreth 60 kilometra në jug të qytetit të Feyzabad, kryeqyteti i provincës Badakhshan.     Deri më tani, nuk raportohet për dëme apo viktima.