Tag: moti

Priten përmbytje dhe dëborë! Reshjet nisin nesër deri të shtunën, do preket i gjithë veriu i vendit
Albania

Priten përmbytje dhe dëborë! Reshjet nisin nesër deri të shtunën, do preket i gjithë veriu i vendit

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou që ndjek me vëmendje dhe interes të madh edhe zhvillimet e fenomeneve të motit në Ballkan e sidomos në Shqipëri, njofton se prej ditës së martë e deri të shtunën që vjen ka rrezik për përmbytje të mëdha në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të dendura e të vazhdueshme të shiut. I pyetur më hollësisht nga TCH ,vala e motit të keq që vjen nga Europa qëndrore do të sjellë ,sipas tij ,fenomene thuajse të tejskajshme, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi dhe më pas  në zonat në veri të vendit. Madje midis Shkodrës dhe Kukësit parashikohen reshje të shumta bore . “Priten në pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik ,në Mal të Zi ,por kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë të kemi veçanërisht reshje të dëndura shiu, të cilat do ...
Stuhi masive dimërore në SHBA në prag të festave
Bota

Stuhi masive dimërore në SHBA në prag të festave

  Stuhi dimërore prekën një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara të enjten duke rrezikuar planet e udhëtimit të miliona amerikanëve përpara Krishltindjeve, që në shumë qytete pritet të jenë më të ftohtat që janë regjistruar ndonjëherë. Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, erë të fortë deri në 100 km në orë dhe i ftohtë i hidhur në jug deri në kufirin meksikan. “Ndërsa stuhia përhapet mbi Great Lakes, pritet të ndodhë një fenomen i motit i njohur si një ciklon bombë”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit. Sipas shërbimit të motit, cikloni mund të shkaktojë reshje të forta dëbore dhe erëra prej më shumë se 80 km/h në rajonet qëndrore dhe në verilindje. Ka të ngjarë që si paso...
Apokalips” i motit në SHBA: Stuhi bore, tornado e breshër bashkë!
Bota

Apokalips” i motit në SHBA: Stuhi bore, tornado e breshër bashkë!

Një stuhi masive, me erëra të dhunshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar kaos në disa pjesë të Oklahomës dhe Teksasit përfshirë zonën Dallas-Fort Worth, duke sjellë me vete edhe tornado. Rajonet qendrore të vendit nga Malet Rocky, përgatiten të përballen edhe për reshje të dendura bore. Dëborë parashikohet të mbulojë zonën që shtrihet nga Montana deri në perëndim të Nebraskës dhe Kolorados, e në disa rajone trashësia e saj mendohet se do të mbërrijë deri në 60 centimetra. Shi dhe akull parashikohet në rrafshinat lindore. Tornadot sakaq sipas zyrtarëve kanë shkaktuar dëme të mëdha në Wayne të Oklahomës. Meteorologët vendas e kanë përllogaritur shpejtësinë e erës atje në 211 kilometra në orë. Stuhia shkaktoi tornado, breshër dhe shira të rrëmbyer në ve...
Probleme nga moti i keq në Gjirokastër dhe Sarandë, dëme në ura dhe në rrugë dytësore
Albania

Probleme nga moti i keq në Gjirokastër dhe Sarandë, dëme në ura dhe në rrugë dytësore

Në Gjirokastër dhe Sarandë reshjet e shiut kanë qenë intensive përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm. Akset nacionale janë të lira por autoritetet kanë këshilluar shpejtësi të reduktuar për shkak të pranisë së ujërave. Përroi i Çullos në qytet ka sjellë prani aluvionesh në aksin drejt lagjes Gërhot situatë që po mbahet nën kontroll me mjete të bashkisë. Disa akse dytësore kanë shembje të shpateve dhe rrëzime pemësh. Në Finiq ka pasur bllokime të aksit Zminec-Gravë ku është punuar gjatë natës për ta zhbllokuar. Autoritetet raportojnë edhe për disa dëme në vepra si ura dhe rrugë dytësore. Probleme me shembjen e dherave ka pasur edhe në aksin e ri Kardhiq-Delvinë por nuk ka pengesa në qarkullim. Në Lazarat ka probleme me daljen e ujërave të përroit kryesor n...
Moti i keq në Vlorë/ Rrëzime pemësh e rrëshqitje dherash në disa zona, ndërprerje të shumta të energjisë elektrike
Albania

Moti i keq në Vlorë/ Rrëzime pemësh e rrëshqitje dherash në disa zona, ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

  Moti i përkeqësuar, reshjet e dendura të shiut dhe era e fuqishme kanë shkaktuar problematika ditën e sotme në Vlorë. Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të erës me shpejtësi deri në 25 metër /sek dhe deti me fuqi dallge deri në 8 ballë. Sipas shtabit të emergjencave pranë Prefekturës së qarkut, situata është tejet e rënduar në të gjithë qarkun e si rrjedhojë ju është bërë thirrje të gjitha Njësive vendore të njoftojnë popullatën të kujdesen për të mos u përfshirë në situata kritike për jetën dhe pronën e tyre. Ndërkohë nga era e fuqishme gjatë mbrëmjes së shtunë, janë rrëzuar dhjetëra pemë në Pyllin e Sodës, ndërsa në zonën e Lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Brataj janë regjistruar rrëshqitje gurësh.     Po ashtu, ...
Priten përmbytje/ Nga e diela rrezikohen zonat e ulëta në veriperëndim dhe pranë Vjosës në Vlorë
Albania

Priten përmbytje/ Nga e diela rrezikohen zonat e ulëta në veriperëndim dhe pranë Vjosës në Vlorë

  Natyra duket se po punon për qytetarët, pasi muaji nëntor parashikohet të mbyllet me 2-fishin e sasisë së reshjeve, duke e shmangur në këtë mënyrë shtrenjtimin e energjisë elektrike. Lajda Porja: Shira intensivë priten sot gjatë natës dhe pothuajse gjithë dita e diel do të ketë rrebeshe dhe stuhi të forta ere. Reshjet do të jenë të pranishme deri në mesin e javës që vjen. Me përfundimin e këtij episodi që zgjat deri të enjten, kur pritet edhe ndërprerja e reshjeve, do të bien afërsisht në zonat malore rreth 200 milimetra shi më shumë, në zonat qendrore rreth 120 milimetra dhe në zonat jugore 150 milimetra. Kjo do të bëjë, nëse do të kryenim një analizë mujore, të kemi mesatarisht 2-fishin e reshjeve që duhet të bien, ku më problematike, ose reshje më të dendura...
Breshëri sa një kokërr ‘portokalli’ vret vajzën 1 vjeçare, marrin dëmtime të rënda 50 të tjerë
Bota

Breshëri sa një kokërr ‘portokalli’ vret vajzën 1 vjeçare, marrin dëmtime të rënda 50 të tjerë

Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka sjell në këtë vend reshje shiu dhe breshër. Këto të fundit kanë vrarë një vajzë 1 vjeç.   E vogla u godit nga një kokërr breshëri me madhësinë e një portokalli dhe u dërgua për në spital pasditen e së martës, por ndërroi jetë pak orë më vonë.   Veç një viktimë, situata e paqëndrueshme meteorologjike ka lënduar edhe të paktën 50 persona të cilët janë dëmtuar në kocka. Stuhia e shpejtë, por e fortë e breshëri theu xhamat e makinave, rrëzoi degë pemësh duke u regjistruar si stuhia më e keqe në 20 vjet.
Çmendet” moti në Emiratet Arabe, 7 të vdekur
Bota

Çmendet” moti në Emiratet Arabe, 7 të vdekur

Emiratet e Bashkuara Arabe janë duke u përballur me një mot aspak normal në këtë periudhë. Shumë qytete janë përfshirë nga stuhi e rrebeshe shiu, duke krijuar përmbytje të mëdha.   Azia Shumë ndërtesa apo automjete janë zhytur në ujë, ndërsa raportohet edhe për 7 persona të vdekur. Ali al-Tunaiji, një zyrtar në Ministrinë e Brendshme, tha se viktimat janë të gjithë nga AziaTemperaturat në Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë në 40 gradë gjatë korrikut, por ndikojnë edhe musonet e Oqeanit Indian.