Tag: Koronavirusi

Kosovë/ Dy viktima dhe 562 raste të reja me covid-19
Kosove

Kosovë/ Dy viktima dhe 562 raste të reja me covid-19

Dy viktima nga koronavirusi janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Të vdekurit janë nga Prizreni dhe Rahoveci. Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të martën (10 gusht) edhe 562 raste të reja me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Shifra bazohet në 5.272 mostra të testuara. Në përqindje, 10.6 e të testuarve kanë dalë pozitivë. Më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 100 e pasuar nga Klina me 46 dhe Gjilani me 44 të infektuar. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 164 persona. Në njoftim thuhet se janë shëruar 78 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 2.640.       Prej 13 marsit 2020, ...
Rritet numri i pacientëve në Klinikën Infektive, shkak varianti delta
Albania

Rritet numri i pacientëve në Klinikën Infektive, shkak varianti delta

Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjenoterapi. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë për KosovaPress, se ditëve të fundit pacientët e infektuar me COVID-19 janë kryesisht me variantin delta, për çka potencon se ky variant veçse është në fillimet e tij. Ai thotë se ditëve të fundit është rritur numri i pacientëve që i drejtohen kësaj klinike për ndihmë mjekësore, për çka kapacitetet e Klinikës Infektive kanë nisur të mbushen. “Në Klinikën Infektive tani për tani kem...
Variante më vdekjeprurëse do të vijnë/ Fauci: Vaksinohuni para se të jetë vonë!
Bota

Variante më vdekjeprurëse do të vijnë/ Fauci: Vaksinohuni para se të jetë vonë!

SHBA mund të zhvillojë një lloj Covid që është më vdekjeprurës sesa varianti Delta nëse amerikanët nuk vaksinohen plotësisht, sipas Dr Anthony Fauci. Paralajmërimi i doktorit erdhi ndërsa frika mes shkencëtarëve rritet se një variant potencialisht më i rrezikshëm mund të godasë SHBA mes rritjes së shkallës së infeksionit. Fauci përsëriti se është e rëndësishme për të goditur sa më shumë amerikanë. Ai tha për Good Morning America se : “Kur virusi përhapet në popullatën e pavaksinuar, siç po ndodh me shpejtësi tani në shumë shtete me përqindje të ulëta të vaksinimit, ai mund të pësojë mutacion pavarësisht nëse personi ka simptoma të lehta ose madje nuk ka fare simptoma. Dhe kur i jepni një mundësi të mjaftueshme për të ndryshuar, herët a vonë mund të merrni një variant tj...
Rriten rastet/ MSH: 149 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
Albania

Rriten rastet/ MSH: 149 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid 149 qytetarë. Fatkeqësisht gjatë këtyre orëve kemi edhe një humbje jete, bëhet fjalë për një të moshuar, 76-vjeçare nga Tirana. Në krahasim me ditën e djeshme kem i një rritje të lehtë të rasteve, nga 132 dje, në 149 sot. Janë kryer 3,753 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 149 qytetarë, në këto bashki: 57 raste në Tiranë, 15 raste në Shkodër, 7 raste në Kavajë, Vlore, 6 raste në Durrës, 5 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Fier, Lezhë, Sarandë, 3 raste në Krujë, Berat, Pogradec, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Mat, Përmet, 1 rast në Has, Tepelenë, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Himarë, Peqin, Konispol. Aktualisht janë ...
Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë
Bota

Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë

Në Afrikë janë regjistruar mbi 6.6 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas faqes së internetit “Worldometers” numri i viktimave nga COVID-19 në kontinent është 167.599 ndërsa numri i rasteve shkoi në 6.642.631 ndërkohë numri i të shëruarve arriti në 5.807.091. Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.       – Shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është e ulët Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), shkalla e të vaksinuarve kundër virusit në ko...
Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë
Bota

Afrikë, numri i rasteve me COVID-19 tejkalon 6.6 milionë

Në Afrikë janë regjistruar mbi 6.6 milionë raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas faqes së internetit “Worldometers” numri i viktimave nga COVID-19 në kontinent është 167.599 ndërsa numri i rasteve shkoi në 6.642.631 ndërkohë numri i të shëruarve arriti në 5.807.091. Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt, Etiopi dhe Libi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.         – Shkalla e vaksinimit kundër COVID-19 është e ulët Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), shkalla e të vaksinuarve kundër virus...
Kërcënim i ri nga Covid-19/ Varianti Gamma arrin në Rusi, përhapet më shpejt dhe zvogëlon antitrupat
Bota

Kërcënim i ri nga Covid-19/ Varianti Gamma arrin në Rusi, përhapet më shpejt dhe zvogëlon antitrupat

Reuters raporton se ky variant po bëhet shumë kërcënues. Rusia është duke u përballur me një rritje te rasteve të reja të koronavirusit dhe për këtë autoritetet evidentojnë si shkak shpërhapjen e variantit Delta si dhe ritmin e ulët të vaksinimeve.       Në 24 orët e fundit janë raportuar 24,471 raste të reja Covid-19 dhe 796 vdekje në lidhje me koronavirusin Instituti tha se variantet Delta dhe Gamma janë cilësuar si shqetësuese pasi ato përhapen më lehtë dhe mund të zvogëlojnë efektin e antitrupave.
Sërish rritje rastesh me COVID/ 34 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Albania

Sërish rritje rastesh me COVID/ 34 të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Sërish ka pasur një rritje të rasteve me COVID në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të infektuarve aktivë në 232. Nga 3348 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 34 qytetarë, 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga Covid19, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi kudo në vend. Shfr...