Molekula e helmit të gjarprit pengon përhapjen e COVID-19
Kur të vraponi nëpër pyjet e Amazonës do të keni gjithmonë frikën se do të kafshoheni nga një gjarpër helmues, megjithatë ndoshta nuk e dini por helmi i tij do t’ju mbrojë nga COVID-19.
Studiuesit brazilianë kanë gjetur se një molekulë në helmin e një lloji gjarpri pengoi riprodhimin e koronavirusit në qelizat e majmunëve, një hap i parë i mundshëm drejt një ilaçi për të luftuar virusin që shkakton COVID-19.Një studim i botuar në revistën shkencore Molecules këtë muaj zbuloi se molekula e prodhuar nga gjarpri pengoi aftësinë e virusit për t’u shumuar në qelizat e majmunit me 75%.
“Ne ishim në gjendje të tregonim se ky komponent i helmit të gjarprit ishte në gjendje të frenonte një proteinë shumë të rëndësishme nga virusi”, tha Rafael Guido, profesor i Universitetit të Sao Paulos dh...








