Tag: luftrat botrore

Po afrohet Lufta e Tretë Botërore? NATO bën lëvizjen më të madhe në 33 vite
Bota

Po afrohet Lufta e Tretë Botërore? NATO bën lëvizjen më të madhe në 33 vite

Duket sikur po i afrohemi gjithnjë e më shumë Luftës së Tretë Botërore, pasi NATO njofton planet për të thirrur 90,000 trupa në një nga stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake që nga Lufta e Ftohtë. Rreth 20,000 trupa britanike do i bashkohen thirrjes, ndërsa NATO fillon të testojë aftësinë e secilit shtet anëtar për t’u përfshirë në konflikt. Është thirrja më e madhe që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 33 vjet më parë. Stërvitja, e quajtur Steadfast Defender, do të fillojë javën e ardhshme dhe do të zgjasë deri në fund të majit, sipas Metro.uk.co.   Të 31 anëtarët e NATO-s do të përfshihen në stërvitje, plus Suedia anëtarësimi i së cilës është duke u ratifikuar. “Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të përforc...
Lufta e Tretë Botërore po afrohet me shpejtësi dhe janë të paktë ata që duan ta pranojnë pse
Çmenduri

Lufta e Tretë Botërore po afrohet me shpejtësi dhe janë të paktë ata që duan ta pranojnë pse

  Nga Sherelle Jacobs, Telegraph A jemi në prag të një lufte të tretë botërore? Në epokën e "kulmit të apokalipsit", është e lehtë të qeshësh me një pyetje të tillë. Në fund të fundit, tashmë e gjejmë veten në gatishmëria të përhershme pandemike, jemi të rrethuar çdo ditë nga parashikimet e kolapsit ekologjik dhe ushqehemi me një dietë të dramës distopike nga algoritmet e papërpunuara të Netflix-it. Por rreziku i një lufte globale me siguri nuk ka qenë aq i lartë që kur Amerika ishte e mbyllur në një betejë ekzistenciale kundër BRSS-së. Në mbarë botën, regjimet autoritare po dështojnë. Në një epokë stagnimi global, paaftësia e tyre për të përmbushur premtimet për të ofruar vende pune, për të trajtuar varfërinë dhe për të rritur klasat e tyre të mesme po del në sipërfaqe. Para...
Inteligjenca Artificiale: Si do të jetë Lufta e Tretë Botërore
Çmenduri

Inteligjenca Artificiale: Si do të jetë Lufta e Tretë Botërore

  A do të ketë armë bërthamore në Luftën e Tretë Botërore? Inteligjenca Artificiale ka bërë “përpjekje” për të zbuluar se çfarë mund të ndodhë në botë në 5 vitet e ardhshme nëse fillon Lufta e Tretë Botërore. IA ka paralajmëruar se nëse një luftë fillon këtë vit, ajo mund të shkaktojë së shpejti frikën e një përplasjeje bërthamore, betejë në Arktik dhe mbi 20 milionë të vdekur. ChatGPT u bind nga “The Sun” të parashikonte se çfarë mund të ndodhte në 5 vitet e ardhshme dhe parashikimi nis me mesazhin e mëposhtëm: “Është e rëndësishme të përsërisim se këta skenarë hipotetikë janë tërësisht imagjinarë, spekulativë dhe nuk bazohen në ndonjë ngjarje apo parashikim të botës reale.” Viti 2024 Për 11 muajt e ardhshëm, ChatGPT paralajmëron se mund të ketë një “ngjarje nxitëse” që do...
Biden bën paralajmërimin e fortë: Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?
Enigma

Biden bën paralajmërimin e fortë: Nëse Rusia mposht Ukrainën, çfarë do të ndodhë me Ballkanin?

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përmendur Ballkanin dhe rrezikun që i kanoset në rast se Shtetet e Bashkuara nuk vazhdojnë të dërgojnë ndihmë për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus, prej shkurtit të vitit 2022. Duke folur pas një konferencë me kryetarë të shteteve amerikane, Biden e ka përmendur pozitën e fuqishme të Shteteve të Bashkuara në botë, dhe për sfidat me të cilat po përballen vendet tjera.     “Nëse ne ndalemi, dhe Rusia vazhdon të luftojë dhe mposhtet Ukraina, çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet e Ballkanit? Çfarë do të ndodhë me Poloninë deri te Hungaria? Seriozisht, mendoni për këtë. E ndryshon dinamikën”, tha Biden, sipas Shtëpisë së Bardhë. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndihmuar më së...
Zelenskyy fton Trumpin në Kiev, por me një kusht
Bota

Zelenskyy fton Trumpin në Kiev, por me një kusht

Presidenti ukrainas tha se ish-presidenti i SHBA-së do të ishte i mirëpritur ta vizitonte atë në kryeqytet, për sa kohë që Trump është në gjendje të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç kishte premtuar dikur.   Trump është mburrur se, nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës menjëherë, duke këmbëngulur se Zelenskyy dhe presidenti rus Vladimir Putin bien dakord për një zgjidhje, duke këmbëngulur se ai ka një marrëdhënie të mirë me të dy udhëheqësit. Trump, gjatë karrierës së tij politike, vazhdimisht ka shpërthyer mbi Putinin, i cili nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 që ka marrë dhjetëra mijëra jetë.   “Po, ju lutem, Donald Trump, ju ftoj në Ukrainë, në Kiev”, tha Zelenskyy, në një intervistë që do të transmetohet të...
OBSH anulon misionin e ndihmës në Gazë për arsye sigurie
Bota

OBSH anulon misionin e ndihmës në Gazë për arsye sigurie

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka anuluar edhe një mision tjetër të planifikuar për të dërguar ndihmë mjekësore në Gazë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Misioni i anuluar më 10 janar është i gjashti që është anuluar në dy javë.   Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se misioni i anuluar ishte paraparë të ndodhte në veri të Gazës dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara kishte kërkuar të vizituar këtë pjesë, por kërkesa i ishte refuzuar për arsye sigurie. “Bombardimet intensive, kufizimet e lëvizjes, mungesa e furnizimeve dhe ndërprerja e komunikimeve e kanë bërë të pamundur për OBSH-në dhe partnerët tanë që të arrijmë synimet tona”, tha ai gjatë një konference virutale për media nga Gjeneva. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të miratojë kë...
Komentet mbi vdekjen e adoleshentes, gazetarja iraniane përballet me akuza të reja
Bota

Komentet mbi vdekjen e adoleshentes, gazetarja iraniane përballet me akuza të reja

Gjykata Islamike Revolucionare e Iranit ka ngritur aktakuzë kundër gazetares Zeinab Rahimi për gjoja “përhapjen e gënjeshtrave dhe shkeljen e mirësjelljes publike”, pasi ajo kishte komentuar rreth vdekjes së 17-vjeçares Armita Garavand. Garavand vdiq muajin e kaluar pas një konfrontimi me të ashtuquajturën polici e moralit. Rahimi shkroi në rrjetet sociale më 12 nëntor se ajo dhe avokati i saj morën pjesë në një seancë dëgjimore në rastin e saj dhe se është liruar me kusht në pritje të vendimit të gjykatës. Hollësitë e aktakuzës kundër Rahimit nuk u bënë të ditura, por ajo ishte thirrur nga gjykata edhe në të kaluarën për akuza të ngjashme, bashkë me gazetaren e ekonomisë, Maryam Shokrani. Radhimi është gazetarja e pestë që përball...
Shpërthimi masiv rrëzon trenin rus me ngarkesën misterioze, mes dyshimeve për sabotazh nga Ukraina (fotot)
Bota

Shpërthimi masiv rrëzon trenin rus me ngarkesën misterioze, mes dyshimeve për sabotazh nga Ukraina (fotot)

Një shpërthim madhor ka nxjerrë sot nga binarët një tren mallrash në Rusi, në aktin që besohet se është një sabotazh nga ushtria e Ukrainës. Shpërthimi shkatërroi linjën hekurudhore në rajonin Ryazan, rreth 160 km në juglindle të Moskës, në një goditje të re ndaj Putin brenda territorit të tij.   Nuk eshte bere e ditur përmbajtja e ngarkesës se trenit, por një pluhur i bardhë misterioz shihej në disa nga vagonët e përmbysur, që zyrtarisht pretendohej të ishte “fertilizues mineral”. Incidenti hekurudhor u quajt shpejt ‘sabotazh’ nga autoritetet, pasi u kuptua për cilin mjet bëhej fjalë. Pamjet e kamerave të sigurisë kishin kapur zhurmën e shpërthimit të fuqishëm që shkatërroi binarët dhe rrëzimin e trenit të rëndë. ...