Tag: Histori nga jeta

Bëhu hero”, Alfred Visha ndërroi jetë në Gjermani pasi ra nga skela, 3 fëmijët e tij kanë nevojë për ndihmën tonë
Albania

Bëhu hero”, Alfred Visha ndërroi jetë në Gjermani pasi ra nga skela, 3 fëmijët e tij kanë nevojë për ndihmën tonë

Alfred Visha, i cili mbeti i plagosur pas shembjes së skelës në Gjermani, ndërroi jetë më 9 nëntor 2023, pas 10 ditësh në spital. Si pasojë e shembjes së skelës humbën jetën edhe 4 shqiptarë të tjerë. Pas 10 ditësh në spital, ndërron jetë edhe shqiptari i pestë që u rrëzua nga skela në Gjermani (EMRI) Sakaq, familja e Alfredit, i cili la pas gruan dhe tre fëmijë të mitur bën thirrje për ndihmë. Përmes një llogarie në GoFundMe i kërkojnë çdo shqiptari të japin ndihmën e tyre për fëmijët dhe gruan e Alfredit. “Alfred Visha ishte një shqiptar si ne të gjithë, që po mundohej të krijonte një të ardhme për fëmijët e tij 10, 7 dhe 3 vjec duke punuar në Gjermani. Ëndrra e Alfred Vishës u ndërpre nga rrëzimi i skelës që i mori jetën. Ky GoFundme ësht...
Video/ 9-vjeçari ngatërron gjarprin me zile me ‘kafshë lodër’ në kopshtin e gjyshes në Florida (fotot)
Bota

Video/ 9-vjeçari ngatërron gjarprin me zile me ‘kafshë lodër’ në kopshtin e gjyshes në Florida (fotot)

  Një djalë 9-vjeçar në Florida në SHBA thuajse bëri gabimin fatal kur iu afrua një prej gjarpërinjve më helmues në botë, duke besuar se ishte një lodër e kopshtit të gjyshes. Angelo Owens ishte në shtëpinë e gjyshes së tij kur pa diçka në cepin e kopshtit, sipas rrjetit vendas WESH 2. “Mendova se ishte një kafshë pelushi per zbukurim,” tha Angelo pasi kishte kuptuar se ishte një zvarranik helmues i vërtetë. Djali ishte kthyer më pas shpejt për t’i treguar prindërve brenda shtëpisë, të cilët besonin fillimisht se kishte hasur një gjarpër të padëmshëm, para se të dëgjonin trigëllimën e frikshme të bishtit të tij me zile.   “Dëgjova një fishkëllimë të fortë, që nga dy apo tre shtëpi më larg,” tha babai i Ange...
Do të vras oj k…” Bashkëshorti me probleme mendore e dhunon, donte të shihte djalin me autizëm që ka 1 vit pa e takuar
Albania

Do të vras oj k…” Bashkëshorti me probleme mendore e dhunon, donte të shihte djalin me autizëm që ka 1 vit pa e takuar

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një gruaje nga Vlora, e cila prej 1 viti nuk takonte dot djalin e saj të mitur, me probleme të theksuara autizmi. Suada Ramaj tregoi për gazetarët se djalin po e mban i shoqi i cili ka edhe probleme me shëndetin mendor, ai ka vajtur dhe ia ka marrë në shtëpi, para 1 viti.   “Unë e rrita dhe e ndoqa në të gjitha terapitë djalin, tani erdhi bashkëshorti dhe ma mori, jemi në proces divorci dhe unë kam 1 vit pa parë djalin”, thotë e përlotur Suada. Ndërkohë ajo thotë se as në shkollë nuk e lejon drejtori që ta takojë, sa herë shkon ai i tregon derën. Fiksi solli takimin e znj. Ramaj me drejtorin e shkollës, ku ky i fundit e nxjerr nga institucioni dhe i thotë “nuk merrem unë me këto gjëra” dhe se ...
I lutem Zotit të më marrë”, rrëfimi rrëqethës i nënës 101-vjeçare: Më ka marr malli për fëmijët
Albania

I lutem Zotit të më marrë”, rrëfimi rrëqethës i nënës 101-vjeçare: Më ka marr malli për fëmijët

Nënë Prena, 101-vjeçarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se një shekull. Ajo thotë se e ka marrë malli për shtëpinë e saj dhe për vajzat që tashmë që jo vetëm nuk i ka afër, por i ka dhe jo mirë në gjendje shëndetësore, meqë janë të gjitha në moshë pensioni. Për emisionin “Real People”, ajo thotë se nuk dëshiron të jetojë më pasi nuk ka asgjë dhe askënd afër. Mes tjerash shtoi se as shteti nuk kujdeset për të, ndërsa djali dhe burri i kanë humbur jetën. “Kam bërë 101 vjeç tani në Tetor. Kam lindur në Shtrungajë. Nuk kam djalë, burrë as kunatë. Djali e burrë më ka vdekur. Shteti nuk është kujdesur për mua. Pension kam 70 mijë lekë. Kujdestaret duan lekë. 1...
I parashikoi vdekjen e parakohshme, gruaja humb jetën nga çokollata që i dha fallxhorja
Bota

I parashikoi vdekjen e parakohshme, gruaja humb jetën nga çokollata që i dha fallxhorja

Hetuesit në Brazil janë të habitur nga historia e një gruaje të re që vdiq pasi hëngri një çokollatë që i dha lexuesja e pëllëmbës së dorës, pasi kishte parashikuar se “nuk i kishte mbetur shumë për të jetuar”. “Ajo volli dhe shikimin e kishte të mjegulluar, e kishte trupin e butë … pas disa orësh vdiq,” tregonte kushërira e shtangur Bianca Cristina, për rrjetin vendas “Globo 1” mbi vdekjen e parakohshme. Tragjedia raportohet se ndodhi më 3 gusht kur 27-vjeçarja Fernanda Silva Valoz da Cruz Pinto, ishte duke ecur në qendër të qyteti brazilian Maceió, i cili njihet për parashikueset e shumta të fatit. Nëna e një fëmije besohet se ishte ndaluar nga një grua e moshuar që ofroi t’i lexonte pëllëmbën e dorës. Pinto kishte pranuar dhe atëherë lexuesja e fatit i kishte thë...
Lypte rrugëve për të ndihmuar nënën e saj, studentja e shkëlqyer merr lajmin e mirë
Albania

Lypte rrugëve për të ndihmuar nënën e saj, studentja e shkëlqyer merr lajmin e mirë

Në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, u trajtua një histori mjaft prekëse teksa një studente 21-vjeçare e shkëlqyer në mësime, lypte rrugëve të Tiranës për të mbledhur para për nënën e saj 56 vjeçare e cila ka nevojë për një operacion i cili kushton 15.000 mijë euro. “Do të bëja gjithçka për mamin. Prandaj kur erdhëm këtu në Tiranë unë mora një vendim. Ka qenë një vendim i vështirë për mua, sepse i trembesha gjykimit të njerëzve. Por pastaj thashë, jo, le të mendojnë çtë duan. S’e shihja dot mamin në atë gjendje. Mora një karton dhe shkruajta. Pastaj mora mamin në karrocë dhe dolëm në rrugë për të kërkuar para, për protezën”, u shpreh Fatbardha. Pasi mbaron mësimet ne universitet, Fatbardha shtyn nënën me karrocë nëpër rrugët e Tiranës. Por që sot 21-vjeçares nuk do i duhet...
Çudira shqiptare/ Pas vdekjes së vjehrrit i dalin pronarë te shtëpia
Albania

Çudira shqiptare/ Pas vdekjes së vjehrrit i dalin pronarë te shtëpia

Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, që po i ndodh me apartamentin ku jeton me familjen prej 40 vjetësh.Pas vdekjes së prindërve të bashkëshortit, kanë bërë çelje trashëgimie dhe kur familja kërkon të regjistrojë këtë dëshmi në Kadastër, i dalin pronarë të tjerë paralelisht.   I pari i del Jorgo Lame, e më pas më radhë Kristaq Nune, e Xhevahir Kishta. Ndërsa të parët, janë komshinj të zonjës, i fundit, Xhevahir Kishta, është i panjohur për ta. “Nuk e kam gjetur, as nuk e kam idenë cili është. Me shtëpinë time po sillem vërdallë”, tha denoncuesja për “Stop”. Elsa na tregon me video apartamentin e saj dhe të fqinjëve. “Stop” mori kontakt me Kadastrën e Korçës, ku u treguan të gatshëm, për të bërë ndryshimet në certifikata, pas verifikimeve në...
Shpresoj që Zoti të më falë”, këto ishin fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali
Albania

Shpresoj që Zoti të më falë”, këto ishin fjalët që tha shqiptari pasi vrau gruan në Itali

“Shpresoj që Zoti të më falë”, këto janë fjalët që 41-vjeçari shqiptar Selami Bode tha pasi vrau bashkëshorten e tij Etleva Bode (Kanolja). 31-vjeçarja shqiptare, pas gati dy ditësh në koma të thellë, ndërroi jetë mbrëmjen e së dielës e shtruar në reanimacionin e spitalit San Paolo në Savona, Itali. Ajo la jetimë katër fëmijë të moshës 5 deri në 13 vjeç. Ditën e djeshme Selami Bode duhej të merrej në pyetje në burgun e Marasit, ku po mbahet për akuzën e vrasjes së rëndë për shkaqe të parëndësishme dhe për faktin se vepra është kryer ndaj bashkëshortes së tij. Megjithatë, kjo nuk ishte e mundur pasi burri është në fakt në izolim mjekësor për shkak të dyshimit për tuberkuloz. Ndërkohë hetimet e koordinuara nga prokurori publik po ecin përpara, duke kërkuar elemente të re...