Tag: Termetet

Lajmi Fundit; Tërmet i fortë në Peloponez të Greqisë, banorët braktisin banesat, ja sa ishte magnituda
Bota

Lajmi Fundit; Tërmet i fortë në Peloponez të Greqisë, banorët braktisin banesat, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së shtunës mes Kyllini dhe Zakynthos. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 17 kilometra në jug jugperëndim të Kilinit, në det. Thellësia e lëkundjes, e cila u ndje veçanërisht në Ilia, Achaia dhe Zakinthos, llogaritet në 10 kilometra. Zona është shumë sizmogjenike, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme.  
Lajmi Fundit; I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!-Çkemi News

Një tjetër tërmet ka goditur ishullin e Kretës në Greqi këtë të premte, duke shkaktuar panik te banorët të cilët kanë braktisur shtëpitë. Sipas qendrës europiane të monitorimit të tërmeteve, lëkundja ishte me magnitudë 4.2 ballë Rihter, me thellësi fokale 10 kilometra. Gjithashtu epiqendra e tërmetit ka qenë 44 kilometra nga Asimion. Ndërkohë, ky është tërmeti i tretë me magnitudë mbi 4 që regjistrohet në ishull brenda 2 ditës.
Lajmi Fundit; Tronditet Greqia, dy tërmete në pak minuta-Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Tronditet Greqia, dy tërmete në pak minuta-Çkemi News

  Një tërmet i shkallës 3.9 Rihter, i ndjekur katër minuta më vonë nga një tjetër lëkundje e shkallës 4 Rihter, ka tronditur ishullin grek të Evias mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit të parë është 5 kilometra në perëndim-veriperëndim të Vasilikit në një thellësi fokale 13.8 kilometra. I dyti ishte i përqendruar 4 km në veri të Vasilikit në një thellësi fokale prej 5 km. Lëkundjet janë ndjerë thuajse në të gjithë rajonin e Atikës.
Lajmi Fundit; Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda -Çkemi News
Bota

Lajmi Fundit; Tërmet në Greqi, sa ishte magnituda -Çkemi News

Mëngjesin e sotëm, në orën 06:30 një tërmet me magnitudë 3.9 është regjistruar në perëndim të Korfuzit. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 34 kilometra në jug-jugperëndim të Othonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 6.8 kilometra. Fatmirësisht, nga tërmeti nuk ka pasur raportime për dëme materiale apo në njerëz. Kujtojmë që edhe në Itali, u regjistrua një tërmet.
Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda-Çkemi News
Bota

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda-Çkemi News

    Rreth 30 minuta më parë një tërmet i fortë ka goditur jugun e Italisë. Tërmeti i forcës 4.4 ka lëkundur qytetin e Napolit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Campi Flegrei në një thellësi prej 10 kilometrash. Mediat italiane nuk raportojnë për dëme, ndërsa qytetarët janë shprehur se i kanë ndjerë dy tërmete njëri pas tjetrit, ku i dyti ka qenë edhe më i fortë.
Lëkundje tërmeti në Kosovë, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Kosovë, ja ku ishte epiqendra-Çkemi News

  Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër mes Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter. “Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim. Qytetarët e Malishevës kanë raportuar lëkundjet e tërmetit, që sipas tyre kanë qenë të forta.