Tag: mister

Amerikani blen shtëpi të lirë në fshatin italian por gjen ‘surpriza të mëdha’ brenda (fotot)
Konspiracion

Amerikani blen shtëpi të lirë në fshatin italian por gjen ‘surpriza të mëdha’ brenda (fotot)

Joshua Shapiro bleu apartamentin ne Latronico, ne Basilicata, ne jug te Italise Blerës nga e gjithë bota janë interesuar për ofertat e shtëpive të vjetra në fshatrat e izoluara të Italisë, të motivuar nga qëllime të ndryshme, por me diçka të përbashkët për të gjithë: Kërkimi i një strehe rurale e qetësie. Kështu dhe saksofonisti nga Chicago, Joshua Shapiro, 48 vjeç, bleu një shtëpi në fshatin italian Latronico, për 22,000 euro pasi lexoi për programet vendore të ripopullimit të zonave të largëta rurale. Shapiro vizitoi fshatin Latronico disa vjet më parë dhe me saksofonin e tij luante në shtëpinë e marrë me qera, duke u dhënë vendasve një shije ‘xhazi’ gjatë mbrëmjeve të qeta. Latronico është gati katër orë larg me makinë nga ...
Kjo është data kur nis Lufta e Tretë Botërore sipas atij që njihet si “Nostradamusi hebre”
Konspiracion

Kjo është data kur nis Lufta e Tretë Botërore sipas atij që njihet si “Nostradamusi hebre”

Shumë flitet për futurologë apo parashikues të së ardhmes. Një prej tyre është Wolf Messing, që njihet edhe si Nostradamusi hebre ose çifut.   Ai arriti një famë të tillë sa udhëheqësit politikë si Hitleri dhe Stalini i kushtuan shumë vëmendje. Madje, sipas disa raporteve edhe më të guximshme, i frikësoheshin atij. Messing ishte polak, i lindur në 1899 dhe i rritur në një kohë shumë të vështirë për njerëzimin. Ai jetoi të dy luftërat botërore që parashikoi.   Thuhet se Stalini u konsultua me të dhe Messing parashikoi saktë fundin e luftës me fjalët: “Unë shoh tanke sovjetike në Berlin pas disa vitesh”. Ai u persekutua nga gjermanët për profecitë e tij që parashikuan rënien e Rajhut të Tretë. Përfundoi duke jetuar në Moskë pasi u arrestua vazhdimish...
Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e vërteta
Konspiracion

Statuja e një astronauti në kishën e viteve 1500 në Spanjë, si është e vërteta

Adhuruesit e misterit dhe teorive të konspiracionit janë gjithmonë shumë aktivë në rrjetet sociale, ku gjithnjë e më shumë paraqesin prova të “udhëtimit në kohë” dhe situatave të tjera të pamundura. Pas “vajzës me celular” të përjetësuar në një kanavacë të shekullit të 19-të dhe dinosaurëve të pranishëm në një pikturë të shekullit të 17-të (edhe pse zbulimi i tyre daton dy shekuj më vonë), një klasik i mrekullueshëm i këtij lloji misteri është rikthyer së fundmi në modë. Bëhet fjalë për astronautin e Salamankës në Spanjë.   Nëse ju ndodh që të vizitoni Katedralen Nueva në Salamanca të Spanjës, mund të habiteni të vëzhgoni, midis dekoreve gotike të Puerta de Ramos (në njërën anë të ndërtesës), praninë e statujës së një astronauti të plotë; me helmetë, kostum presioni dhe tub ...
Reperët izraelitë bëjnë thirrje për vrasjen e Dua Lipës dhe Bella Hadid
Ckemi

Reperët izraelitë bëjnë thirrje për vrasjen e Dua Lipës dhe Bella Hadid

Dy reperë izraelitë kanë nxitur urrejtje në këngën e tyre “Harbu Darbu”, ku bëjnë thirrje për vdekjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe modeles së njohur Bella Hadid.   Tre muaj më parë, dyshja izraelite e repit Ness dhe Stilla shpalosën një sensacion rap që ka pushtuar internetin, duke grumbulluar 18.5 milionë shikime në YouTube. E titulluar "Harbu Darbu" në hebraisht, kënga shërben si një përgjigje e guximshme ndaj gjakderdhjes së shkaktuar nga terroristët e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. Në videon muzikore, dyshja jep një mesazh drithërues, duke deklaruar: "Çdo qen do të marrë atë që po vjen atyre”, pas një liste me tre emra të famshëm   Ndër të përmendurit janë Dua Lipa, këngëtarja e njohur britaniko-shqiptare dhe Bella Hadid. Të d...
Tjetër shpërthim vullkanik në Islandë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Çmenduri

Tjetër shpërthim vullkanik në Islandë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Islandë pasi llava nga një shpërthim vullkanik ka dëmtuar tubacionet e rëndësishme të furnizimit me ujë të ngrohtë. Mijëra njerëzve në gadishullin Reykjanes u është kërkuar të kufizojnë përdorimin e ujit të nxehtë dhe të energjisë elektrike pasi tubat mund të jenë të dëmtuar për disa ditë. Sipas BBC ka shqetësime se tubacione të tjera pranë stacionit të energjisë Svartsengi mund të preken nëse rrjedha e lavës nuk ngadalësohet së shpejti. Ky është shpërthimi i tretë i tillë në gadishull që nga dhjetori.
Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme
Enigma

Që nga sikleti i ndjekjes e deri te rënia e dhëmbëve: Shpjegimi i ëndrrave më të zakonshme

Nëse je tipi që sheh shumë ëndrra, mirë se erdhe në këtë artikull! Le të shpjegojmë pesë ëndrrat më të zakonshme:   Sheh në ëndërr sikur të ndjekin? Një afat apo marrëdhënie po të shtyn t’i japësh fund. Nënvetëdija jote po të thotë të mos përjetosh më barrën e rëndë të një situate apo raporti që do ta ndërpresësh. Një ndjesi mbytjeje të përshkon dhe të përndjek edhe në ëndrra. Zbulon një rrugë/ shteg të ri Në fakt, kjo është një ëndërr pozitive, pasi do të thotë të zbulosh një pjesë të panjohur të vetes, apo edhe aftësi dhe mundësi të reja. Vonesa Emocionet që po mbizotërojnë në jetë tënde janë ankthi, zhgënjimi dhe pamundësia për të vepruar në kohë. Kjo ëndërr nënkupton se po humbet diçka në jetën tënde dhe ti apo të tjerët, nuk po bëjnë asgjë ...