
SENSACIONALE: THESARET E FSHEHURA NË FUND TË ADRIATIKUT – ZBULOHET “QYTETI I MBYTUR” QË SFIIDON ROMËN DHE GREQINË!
Një kthesë e papritur në historinë e antikitetit! Ekspeditat e fundit të arkeologjisë nënujore në brigjet tona kanë nxjerrë në dritë diçka që as historianët më optimistë nuk e prisnin. Në thellësitë e kaltra të Adriatikut dhe Jonit, janë lokalizuar mbetjet e anijeve gjigante tregtare të mbushura me statuja bronzi dhe mermeri të një mjeshtërie të rrallë, që dëshmojnë se paraardhësit tanë nuk ishin thjesht dëshmitarë, por protagonistë të artit botëror.
Ekspertët thonë se këto ngarkesa nuk po transportoheshin thjesht si mall, por ishin porosi speciale për elitat më të pasura të kohës. Ky zbulim rrëzon mitin se gjithçka e bukur vinte vetëm nga qendrat e mëdha si Roma apo Athina. Provat fizike në fund të detit tregojnë se në këto treva lulëzonte një industri arti dhe ekonomie që konkurronte perandoritë!
Ndërkohë, lëvizja për riatdhesimin e veprave tona që ndodhen në muzetë e botës ka marrë një hov të ri. Me këto zbulime të reja, diplomacia kulturore po përgatitet të kërkojë kthimin e identitetit tonë të vjedhur ndër shekuj. Deti po flet, dhe ajo që po thotë po ndryshon gjithçka që dinim për veten tonë!
#Arkeologji #MisteretNënujore #Adriatiku #Joni #HistoriEShkruarNëDet #Antikiteti #ThesaretEFShehura #ArtiIlir #ZbulimeSensacionale #Riatdhesimi #KulturaJonë #IdentitetiKombëtar #LajmiIFundit #ÇkemiNewsTV
