Dy të rinj humbin jetën në përplasje me armë në Durrës – dyshohet konflikt mes miqësh-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Dy të rinj humbin jetën në përplasje me armë në Durrës – dyshohet konflikt mes miqsh

Publikuar nga Çkemi News

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy të rinj kanë mbetur të vrarë pas një përplasjeje me armë zjarri në zonën e Manëzës, duke sjellë panik dhe tronditje tek banorët e zonës.

Lexo dhe...  ​Europol shkatërron rrjetin kriminal, operacion në 11 shtete

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, pranë një karburanti në Manëz. Viktimat janë identifikuar si A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në këtë zonë.

Hetimet paraprake tregojnë se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive ende të paqarta, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Lexo dhe...  “Do të vras djalin”/ Skandali i raportuar në Fiks Fare, policia e Beratit pezullon nga detyra efektivin që shantazhoi qytetarin-Çkemi News

Sipas burimeve policore, F. P. dyshohet të jetë vrarë nga shtetasi D. P., 21 vjeç, ndërsa A. K. dyshohet të jetë qëlluar nga vetë F. P. gjatë përplasjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, të rinjtë nuk kanë arritur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa janë sekuestruar prova materiale dhe po merret në pyetje një person i dyshuar.

Lexo dhe...  Valixhe e braktisur në mes të Tiranës alarmon policinë, njoftohen forcat xheniere

Banorët e zonës shprehen të tronditur, duke thënë se të rinjtë njiheshin me njëri-tjetrin dhe nuk kishin pasur konflikte të njohura më parë.

Policia po punon për të zbardhur motivet e sakta të kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka lënë pas dy viktima të rinjë dhe shumë pyetje pa përgjigje.


 

(Vizituar 103 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share