SHBA, shi… kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe bllokojnë trafikun për të mbledhur paratë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin nga qielli, duke shkaktuar trazira.

“Shiu i pazakontë i parave” mbi Gratiot Avenue nuk ishte gjë tjetër veçse një homazh prekës për një njeri që la një gjurmë të pashlyeshme në komunitetin lokal.

Konkretisht, hedhja ajrore e parave ishte në nder të Darrell Thomas – i njohur për shumicën si “Plant” – një pronar lavazhi makinash i cili mbështeti një lagje të tërë përpara se të ndërronte jetë së fundmi për shkak të sëmundjes së Alzheimerit.

https://x.com/SDNInsider/status/1939011557175755123?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1939011557175755123%7Ctwgr%5Ebc0fa0d07d6e9c948b21e5f8e6fc9d4de99db897%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2025%2F06%2F28%2Fshba-shi-kartemonedhash-ne-detroit-shoferet-braktisin-makinat-dhe-bllokojne-trafikun-per-te-mbledhur-parate%2F

Ai e donte shumë familjen e tij, i mbështeste fqinjët e tij dhe ishte një koleksionist i zjarrtë i makinave klasike.

 

Iniciativa (e cila ishte dëshira e tij e fundit) u iniciua nga djali i tij, “Smoke”, i cili, së bashku me familjen dhe miqtë, vendosi të vazhdonte trashëgiminë e bujarisë së lënë pas nga i ati. “Detroit, mund të mos e dini kush ishte babai im, por ai ishte një njeri i madh”, tha Smoke. “Ai ishte një legjendë në komunitetin e tij, ai i bekoi të gjithë dhe kjo ishte dhurata e tij e fundit për të gjithë. Asgjë më shumë.” Trafiku i paparë detyroi policinë lokale të trafikut të bllokonte Gratiot Avenue për rreth gjysmë ore, pasi shumë shoferë braktisën makinat e tyre në mes të rrugës dhe dolën për të mbledhur kartëmonedhat!

(Vizituar 56 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share