Rritet bilanci i viktimave në Iran, shkon në 224 numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës izraelite-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Ministria e shëndetësisë së Iranit thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 224 persona në të gjithë vendin që nga e premtja.

Kjo është pothuajse njëqind më shumë se 128 vdekjet deri në mesditë të së shtunës që u raportuan më herët.

Ndër këto viktima janë edhe 14 shkencëtarë të programit bërthamor të Iranit siç lajmëruan zyrtarët e lartë të ushtrisë izraelite dhe shefi i Inteligjencës së Iranit e zëvendësi i tij.

Ndërkohë qytetarët e kryeqytetit iranian, Tehranit shprehin pakënaqësinë me zyrtarët, pasi nuk japin paralajmërime apo alarme për sulmet izraelite.

(Vizituar 23 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share