Turisti amerikan në gjendje të dehur vret me thikë bashkëshorten në Shkodër dhe tenton t’i japë fund jetës, përfundon në spital-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

Një vrasje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës. Një turist i huaj, dyshohet se amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten. Burri është transportuar në spital.

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Lexo dhe...  Detaje të reja, Naim Murseli i liroi sediljen e shoferit vrasësit, Liridona pa gjithçka

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

(Vizituar 32 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share