
Tiranë, 9 Prill 2025 – Në një deklaratë të fundit për mediat, eksperti i krimit kibernetik Nedion Marku ka bërë një apel të fortë për qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj valës së re të mashtrimeve që po përhapen në rrjetet sociale dhe platformat e komunikimit si WhatsApp, Messenger dhe Telegram.
“Po vërejmë një shtim të ndjeshëm të rasteve ku qytetarët marrin mesazhe me linke të dyshimta, që në shumë raste çojnë në faqe mashtruese apo instalojnë viruse në pajisjet e tyre,” – deklaroi Marku.
Sipas tij, këto sulme kanë për qëllim vjedhjen e të dhënave personale, fjalëkalimeve, informacioneve bankare apo madje edhe aksesin në llogaritë personale të rrjeteve sociale.
Marku jep disa këshilla për mbrojtje nga sulmet phishing:
Mos hapni mesazhe nga burime të panjohura.
Mos klikoni asnjëherë në linke që duken të dyshimta ose që kërkojnë të dhëna personale.
Aktivizoni autentifikimin me dy faktorë për të gjitha llogaritë tuaja.
Përdorni antiviruse dhe software të përditësuar.
Njoftoni menjëherë institucionet nëse dyshoni për ndonjë mashtrim.
“Vetëm përmes kujdesit individual dhe ndërgjegjësimit kolektiv mund të mbrojmë veten dhe të tjerët nga kërcënimet e botës digjitale,” përfundoi ai.
