Nëna përplas disa herë në tokë foshnjën e saj 5 muajshe në Vlorë!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Vlorë, ku raportohet se një grua ka përplasur në tokë fëmijën e saj 5 muajsh.

Ngjarja ka ndodh para pak çastesh në lagjen “Pavarësia”, ku nëna rreth 35vjeç, teksa ishte e dehur ka përplasur disa herë në tokë të miturin.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për t’i marrë fëmijën por ajo ka kundërshtuar me forcë efektivë

Pasi foshnja është marrë nga policët, është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ku raportohet se nuk ka lëndime.

Megjithatë, mjekët po i bëjnë një skaner për të parë organet e brendshme.

Nëna e alkoolizuar është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje, ndërkohë që raportohet se ajo është e divorcuar.

(Vizituar 12 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share