E rrëzoi Gjykata Kushtetuese, Berisha premton në Athinë: Do rikthej marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të diel një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Lexo dhe...  LIVE SHQIPËRI-ANDORRA/ Spektakël kuqezi! Broja i pakapshëm në zonë, Manaj shënon sërish (VIDEO)-Çkemi News

Nga stadiumi “Paqe dhe Mirësi” i Athinës, kryedemokrati vlerësoi rolin e shqiptarëve, që sipas tij, u shndërruan në një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Greqi. Para bashkatdhetarëve, Berisha premtoi se, nëse fiton zgjedhjet, do të rikthejë marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë, marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në vitin 2010, pasi u konsiderua si e papajtueshme me Kushtetutën.

Lexo dhe...  SPAK godet Olta Xhaçkën, i sekustron pronat e burrit, Berisha: Mbështesim zbatimin e ligjit

PD po në këtë frymë, rikthyer në pushtet firmosi me autoritetet e këtij vendi, marrëveshjen e detit. Këtë marrëveshje e përmbysi Edi Rama. Ju garantoj ju se ajo marrëveshje me PD-në në pushtet do të finalizohet dhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë do të jenë shumë të mira.

Lexo dhe...  Lëkundje tërmeti në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra, ndjehet në disa qytete

Pjesë e mesazhit të tij para shqiptarëve të Greqisë ishte edhe kryeministri Edi Rama, për të cilin Berisha tha se largoi 45% të popullsisë.

Atë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë në memorien time, në leximet e mia, nuk ja ka bërë asnjë pushtues gjer sot. Në 10 vite ka larguar nga Shqipëria 45%. Shkretim të tillë nuk ka luftë, nuk ka fatkeqësi natyrore, ti ketë bërë një vendi sa i bëri narkoshteti i Edi Ramës, Shqipërisë.

Lexo dhe...  Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit, e ëma: Djalin e kam pasur më të gjatë se ajo kapëse…

Berisha e mbylli mesazhin e tij në Athinë me një thirrje për të gjithë shqiptarët atje, që të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e “11 Majit”.

(Vizituar 7 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share