Arrestimi i Erion Veliaj, vjen reagimi i parë i Sali Berishës: Po shembet piramida e krimit!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

 


 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditës së sotme.

Lexo dhe...  Cilët do të jenë finalistët e Big Brother VIP 3? Shumë të papritura priten sonte! Ja ku mund ta ndiqni LIVE

Teksa po dilte nga selia e PD, kur u pyet lidhur me ngjarjen, Berisha u shpreh se kjo tregon se piramida e krimit po shembet, shkruan A2 CNN.

“Po shembet piramida e krimit”, tha Berisha teksa u pyet nga gazetarët lidhur me arrestimin e Veliajt.

Lexo dhe...  Ngjarja tronditëse në Tiranë/ Babai dyshohet se vrau të bijën, çfarë zbuloi eksperti i kriminalistikës-Çkemi News

Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK për 4 akuza (shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash) dhe për kryebashkiakun u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO.

Lexo dhe...  Lajmi Fundit; Video/ Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH-Çkemi News

Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxaj.

Kujtojmë se zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj. (A2 Televizion)

(Vizituar 187 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share