Lajmi Fundit; Sizmiologu që “trembi” shqiptarët, alarmon sërish grekët: Pritet tërmet I MADH në Santorini!-Çkemi News

WhatsApp Share SHARE Facebook Share

Sizmiologu kontrovers grek, Akis Tselentis, i cili u citua nga Ilir Meta se kishte parashikuar një tërmet apokaliptik në Shqipëri, pas atij të Durrësit, ka “goditur” sërish.

Lexo dhe...  HORROR! 23-VJEÇARJA A.M. GJENDET E VDEKUR NË BANESË, I DASHURI NË PRANGA? DETAJET QË PO TRONDISIN TË GJITHË

Këtë herë ai ka alarmuar grekët, duke deklaruar se në orët në vijim pritet një tërmet i madh në zonën pranë ishullit grek të Santorinit, që prej dy ditësh tashmë gjendet nën pushtetin e dridhjeve të vazhdueshme sizmike.

Lexo dhe...  Ndryshoi malet dhe lumenjtë, cili ishte tërmeti më tragjik në histori që vrau mbi 800 mijë njerëz?-Çkemi News

Sipas tij, zona sizmike po zgjerohet vazhdimisht në verilindje, ndërsa duket se është riaktivizuar thyerja e madhe e Amorgos, e cila shkaktoi tërmetin shkatërrues të vitit 1956. Aktiviteti sizmik tregon karakteristikat e një sekuence paratërmeti, që do të thotë se sa më shumë kohë kalon pa ndodhur tërmeti kryesor, aq më e madhe është madhësia e tij.

Lexo dhe...  E FUNDIT : 19-vjeçari vret prindërit dhe vëllain, plagos motrën

Kjo nuk është hera e parë që Tselentis bën deklarata të tilla, më herët ai ka pretenduar se ka parashikuar tërmetin shkatërrimtar që goditi në kufi mes Turqisë dhe Sirisë. Ai gjithashtu është përballur me gjyqe në të kaluarën për përhapje paniku me deklaratat e tij.

(Vizituar 9 here, 1 vizita sot)
WhatsApp Share SHARE Facebook Share